KosovaJob
Creative Hub

Akademia e Full-stack Development + AI

Akademia e Full-stack Development + AI është një program praktik që u ofron studentëve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të dizajnuar, zhvilluar dhe implementuar aplikacione moderne web. Kurrikula përfshin HTML, CS…

Kohëzgjatja
28 javë · 170 orë
E hënë & E mërkurë, 18:00 - 20:00
Formati
Hibrid
Hibrid · Rr. Behar Begolli, Ndërtesa e F&A Inxhiniering, Prishtinë

Çfarë përfshin trajnimi

Akademia e Full-stack Development + AI është një program praktik që u ofron studentëve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të dizajnuar, zhvilluar dhe implementuar aplikacione moderne web. Kurrikula përfshin HTML, CSS, JavaScript, React, Python, Django, API, databaza dhe Generative AI, të kombinuara me punë praktike në 5 projekte të bazuara në raste reale. Përmes 130 orëve live, studentët fitojnë përvojë praktike në zhvillim, ndërtojnë një portfolio profesionale dhe pajisen me një Certifikatë Profesionale nga SHBA pas përfundimit të programit.

Aftësitë e zhvilluara dhe rezultatet e pritshme të të nxënit

  • Python (50 orë): Studentët mësojnë të ndërtojnë aplikacione praktike me Python, të punojnë me të dhëna dhe API, të përdorin Object-Oriented Programming, të menaxhojnë skedarë dhe baza të të dhënave, të shkruajnë dhe testojnë kod asinkron, të gjitha përmes projekteve praktike.
  • HTML - Bazat e Web-it (6 orë): Studentët ndërtojnë një bazë të fortë në konceptet HTML.
  • CSS - Dizajn modern dhe responsiv (6 orë): Studentët mësojnë të krijojnë struktura moderne, fleksibile dhe responsive për web, duke përdorur Flexbox, CSS Grid dhe parimet e dizajnit responsive dhe mobile-first.
  • JavaScript + TypeScript (42 orë): Mësojnë JavaScript modern, përdorimin e API-ve, TypeScript, mjetet e zhvillimit dhe testimin, si dhe Git dhe përdorimin e AI për një proces më efikas të zhvillimit të aplikacioneve.
  • React JS (me TypeScript) (24 orë): Mësojnë të ndërtojnë aplikacione moderne duke përdorur komponentët, menaxhimin e state-it, API-të, routing dhe arkitekturën e aplikacioneve, së bashku me testimin dhe menaxhimin e të dhënave nga serveri.
  • Back-end me Python (Django) (24 orë): Mësojnë të zhvillojnë aplikacione back-end me Python dhe Django, duke punuar me views, models, ORM, forms dhe autentikimin e përdoruesve, si dhe krijimin e API-ve me Django REST Framework.
  • Generative AI + OpenAI (12 orë): Mësojnë bazat e Generative AI, krijimin e prompt-eve efektive dhe ndërtimin e workflow-ve me AI, si dhe integrimin e teknologjive OpenAI në aplikacione moderne.
  • Career Prep (6 orë): Mësojnë si të përdorin LinkedIn si platformë për punësim dhe si rekrutuesit kërkojnë kandidatë, si dhe si të ndërtojnë një profil profesional në LinkedIn, CV dhe GitHub. Gjithashtu, përgatiten për intervista, kuptojnë kulturën dhe pritshmëritë e kompanive teknologjike dhe mësojnë të aplikojnë në mënyrë strategjike për vende pune.

Për më tepër, studenti përfundon programin me 5 projekte reale në portofolin e tij:

  • Interactive form duke përdorur JavaScript dhe teknikat DOM
  • Redux Mini-projekt
  • Aplikacion Multi-page me React
  • Aplikacion në Python
  • Smart Data Insights Dashboard me AI-Powered Features

Target Audienca

  • Studentë dhe të sapo diplomuar — Studentë dhe të sapodiplomuar nga fusha të ndryshme, që dëshirojnë të hyjnë në industrinë e teknologjisë dhe të zhvillojnë aftësitë praktike të kërkuara në tregun e punës.
  • Career Changers / Personat që dëshirojnë të ndryshojnë karrierë — Profesionistë nga industri të ndryshme që duan të ndërtojnë një karrierë të re në një fushë me kërkesë të lartë në treg dhe potencial më të madh për të ardhura.
  • Studentët e CSE — Studentë apo të sapodiplomuar nga Shkencat Kompjuterike apo Inxhinieria që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë praktike dhe të përgaditen për tregun e punës.

Parakushtet për Pjesëmarrje

Nuk Ka.

Formati

Hybrid.

Studenti ka mundësinë t’i ndjekë ligjëratat fizikisht në kampusin tonë në Prishtinë, online, ose në kombinim të të dyjave, sipas preferencës së tij.

Gjithashtu, çdo ligjëratë incizohet, dhe studenti ka qasje në regjistrimet e ligjëratave 24/7, duke i mundësuar rikthimin dhe rishikimin e materialeve në çdo kohë.

Lokacioni

Rr. Behar Begolli, Ndërtesa e F&A Inxhiniering, Prishtinë

Data e Fillimit

Tetor, 2026

Orari, kohëzgjatja dhe numri total i orëve

Orari:
E hënë & E mërkurë, 18:00 - 20:00 · Kohëzgjatja: 28 javë · Numri Total i Orëve: 170 orë

Gjuha e Trajnimit

Gjuha kryesore e ligjëratave është shqipja. Megjithatë, nëse studenti dëshiron të mësojë në gjuhën angleze dhe të bëhet pjesë e komunitetit amerikan, ne ofrojmë mundësinë për të ndjekur ligjëratat online së bashku me studentët e Creative Hub Miami.

Kosot e Trajnimit & Lloji i Certifikimit

Kostoja e Akademisë varet nga lloji i certifikimit që studenti dëshiron të përfitojë:

Standard – Certifikatë Lokale

Çmimi normal:
1,699€

EU – Certifikatë Lokale + EU Diploma Supplement

Çmimi normal:
1,999€

US – Certifikatë Lokale + EU Diploma Supplement + Diplomë Amerikane nga Florida Department of Education

Çmimi:
2,499€

Studentët kanë mundësi ta paguajnë Akademinë në deri në 15 këste mujore, duke e bërë pagesën më të përballueshme dhe fleksibile.

License Number:
12690 issued by Commission For Independent Education of The State of Florida

Creative Hub Academy - 111 NE 1st Street, Unit 906, Miami, Florida 33132

Trajnerët

Qëndrim Krasniqi - Software Engineer
Python Developer me mbi 9 vite përvojë dhe mbi 4 vite përvojë si instruktor i Python.

Ardit Curri - Software Developer

Ekspert në Zhvillimin e Softuerëve të Personalizuar, Zhvillimin e Bazave të të Dhënave dhe Zhvillimin Web.

Agrina Sadiku - Tech Recruiter

Mbi 7 vite përvojë në lidhjen e Tech talenteve me kompanitë kryesore dhe në krijimin e mundësive për zhvillimin e karrierës në industri.

Aftësitë që fiton
JavascriptTypescriptReactPython

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Creative Hub
Prishtinë · që nga 2026

Creative Hub ofron trajnime në: Akademia e AI-powered Product & Project Management; Akademia e Data Engineering, Cloud & AI; Akademia e Data Science & Analytics + AI; Akademia e Digital Marketing + AI; Akademia e Full-stack Development + AI; Akademia e Human Resources + AI; Akademia e Vibe Coding & AI Agents.

Profili i trajnuesit →