KosovaJob
Creative Hub

Akademia e Digital Marketing + AI

Digital Marketing & AI Academy është një program praktik 24-javor, i dizajnuar për t’i përgatitur studentët për një karrierë në marketingun digjital. Gjatë programit, studentët mësojnë Meta Ads, Google Ads, SEO & GEO, C…

Kohëzgjatja
25 javë · 100 orë
E martë & E enjte, 18:00 - 20:00
Formati
Hibrid
Hibrid · Rr. Behar Begolli, Ndërtesa e F&A Inxhiniering, Prishtinë

Çfarë përfshin trajnimi

Digital Marketing & AI Academy është një program praktik 24-javor, i dizajnuar për t’i përgatitur studentët për një karrierë në marketingun digjital. Gjatë programit, studentët mësojnë Meta Ads, Google Ads, SEO & GEO, Copywriting, Email Marketing, Analytics dhe përdorimin e mjeteve të AI për marketing, duke punuar në projekte praktike gjatë gjithë akademisë. Në përfundim, studentët ndërtojnë një portfolio me 7 projekte praktike dhe kanë mundësinë të pajisen me Certifikatë Profesionale Amerikane në Digital Marketing & AI.

Aftësitë e zhvilluara dhe rezultatet e pritshme të të nxënit

  • Hyrje në Marketing (4 orë): Studentët do të mësojnë bazat e marketingut, si të përcaktojnë audiencën e tyre përmes buyer personas dhe si të përdorin mjetet e AI në marketing. Do të njihen me 4P-të e marketingut, do të kuptojnë marketing funnel-in, do të mësojnë të ndërtojnë një strategji bazike të marketingut digjital dhe do të eksplorojnë mundësitë e karrierës në këtë fushë.
  • Copywriting + AI (14 orë): Studentët do të mësojnë si të krijojnë përmbajtje bindëse duke përdorur teknikat e copywriting dhe mjetet e AI. Do të mësojnë të analizojnë audiencën, të shkruajnë për SEO, email dhe rrjete sociale, të bëjnë keyword research, të ndërtojnë një content calendar dhe të aplikojnë njohuritë përmes një workshop-i praktik të plotë të përmbajtjes.
  • Meta Ads (14 orë): Studentët do të mësojnë si të krijojnë dhe menaxhojnë fushata reklamuese në Meta Ads Manager, të përcaktojnë objektivat dhe audiencat, si dhe të optimizojnë dhe analizojnë performancën e kampanjave. Do të mësojnë gjithashtu përdorimin e Meta Pixel dhe Canva AI për krijimin dhe përmirësimin e materialeve reklamuese.
  • Google Ads, Tag Manager & Analytics (20 orë): Studentët do të mësojnë të përdorin Google Analytics 4, të krijojnë dhe menaxhojnë fushata në Google Ads dhe të zhvillojnë strategji efektive të keyword research. Do të mësojnë gjithashtu Google Tag Manager, event tracking dhe raportimin e rezultateve, duke i zbatuar njohuritë përmes ushtrimeve praktike të bazuara në skenarë realë.
  • SEO + GEO (22 orë): Studentët do të mësojnë bazat e SEO, keyword research dhe krijimin e përmbajtjes së optimizuar me AI. Do të eksplorojnë Local SEO, WordPress, On-page SEO, Google Search Console dhe përdorimin e AI për SEO, si dhe do të njihen me GEO për të optimizuar përmbajtjen për kërkimet e gjeneruara nga AI.
  • Email Marketing (10 orë): Studentët do të mësojnë bazat e email marketing-ut, krijimin e kampanjave dhe ndërtimin e automation workflows. Do të mësojnë si të segmentojnë audiencën, të analizojnë performancën e kampanjave dhe të përdorin funksionalitetet e AI në Brevo për të krijuar dhe optimizuar email marketing-un.
  • Digital Marketing Strategy (10 orë): Studentët do të mësojnë si të zhvillojnë një strategji të plotë të marketingut digjital, duke filluar nga market research dhe analizimi i klientëve deri te përzgjedhja e kanaleve dhe planifikimi i kampanjave. Do të mësojnë gjithashtu të matin ROI dhe performancën e aktiviteteve të marketingut, si dhe të përdorin Microsoft Copilot dhe AI për krijimin e prezantimeve profesionale.
  • Career Prep (6 orë): Mësojnë si të përdorin LinkedIn si platformë për punësim dhe si rekrutuesit kërkojnë kandidatë, si dhe si të ndërtojnë një profil profesional në LinkedIn dhe CV. Gjithashtu, përgatiten për intervista, kuptojnë kulturën dhe pritshmëritë e kompanive teknologjike dhe mësojnë të aplikojnë në mënyrë strategjike për vende pune.

Për më tepër, studenti përfundon programin me 7 projekte reale në portofolin e tij:

  • Projekti 1: Buyer Persona
  • Projekti 2: Kampanjë në Copywriting
  • Projekti 3: Kampanjë në Meta Ads
  • Projekti 4: Kampanjë me Google Search
  • Projekti 5: Seo Audit & Optimized Website
  • Projekti 6: Kampanjë në Email Marketing
  • Projekti 7: Startegji në Digital Marketing

Target Audienca

  • Studentë dhe të sapo diplomuar — Studentë dhe të sapodiplomuar nga Marketingu dhe fusha të tjera, që dëshirojnë të hyjnë në industri dhe të zhvillojnë aftësitë praktike të kërkuara në tregun e punës.
  • Career Changers / Personat që dëshirojnë të ndryshojnë karrierë — Profesionistë nga industri të ndryshme që duan të ndërtojnë një karrierë të re në një fushë me kërkesë të lartë në treg dhe potencial më të madh për të ardhura.
  • Junior Marketerët — Marketerët e rinjë që dëshirojnë të avancojnë në karrierën e tyre, të thellojnë njohuritë teknike dhe të zhvillojnë aftësi të reja për t’u përshtatur me kërkesat në rritje të industrisë së Marketingut.

Parakushtet për Pjesëmarrje

Nuk Ka.

Formati

Hybrid.

Studenti ka mundësinë t’i ndjekë ligjëratat fizikisht në kampusin tonë në Prishtinë, online, ose në kombinim të të dyjave, sipas preferencës së tij.

Gjithashtu, çdo ligjëratë incizohet, dhe studenti ka qasje në regjistrimet e ligjëratave 24/7, duke i mundësuar rikthimin dhe rishikimin e materialeve në çdo kohë.

Lokacioni

Rr. Behar Begolli, Ndërtesa e F&A Inxhiniering, Prishtinë

Data e Fillimit

Tetor, 2026

Orari, kohëzgjatja dhe numri total i orëve

Orari:
E martë & E enjte, 18:00 - 20:00 · Kohëzgjatja: 25 javë · Numri Total i Orëve: 100 orë

Gjuha e Trajnimit

Gjuha kryesore e ligjëratave është shqipja. Megjithatë, nëse studenti dëshiron të mësojë në gjuhën angleze dhe të bëhet pjesë e komunitetit amerikan, ne ofrojmë mundësinë për të ndjekur ligjëratat online së bashku me studentët e Creative Hub Miami.

Kosot e Trajnimit & Lloji i Certifikimit

Kostoja e Akademisë varet nga lloji i certifikimit që studenti dëshiron të përfitojë:

Standard – Certifikatë Lokale

Çmimi normal:
1,499€

EU – Certifikatë Lokale + EU Diploma Supplement

Çmimi normal:
1,699€

US – Certifikatë Lokale + EU Diploma Supplement + Diplomë Amerikane nga Florida Department of Education

Çmimi:
2,499€

Studentët kanë mundësi ta paguajnë Akademinë në deri në 15 këste mujore, duke e bërë pagesën më të përballueshme dhe fleksibile.

License Number:
12690 issued by Commission For Independent Education of The State of Florida

Creative Hub Academy - 111 NE 1st Street, Unit 906, Miami, Florida 33132

Trajnerët

Arlinda Kaloshi - Head of Growth & Marketing
Ka kontribuar në transformimin e karrierës së mbi 500 personave në fushën e marketingut digjital.

Diana Bajraktari - Content Manager

Eksperte në copywriting, content marketing, ndërtimin e brand voice dhe krijimin e kampanjave digjitale me konvertime të larta.

Taulant Binxhia - Marketing Manager

Ekspert në paid media, growth marketing dhe strategji të rrjeteve sociale për brende lokale dhe ndërkombëtare.

Endrit Kryeziu - Performance Marketing & AI Search Manager

Mbi 8 vite përvojë me klientë ndërkombëtarë, duke zhvilluar strategji të bazuara në të dhëna në Google Ads, Meta Ads, SEO dhe content marketing.

Petrit Halitaj - AI SEO Lead

Ka ndihmuar mbi 10 biznese të përmirësojnë prezencën e tyre online përmes SEO teknike, optimizimit të përmbajtjes, strategjive të fjalëve kyçe dhe praktikave të kërkimit të përmirësuara me AI.

Zeki Veliu - Senior Global Marketing Director

Udhëheq një ekip ndërkombëtar të marketingut dhe zhvillon strategji të rritjes të bazuara në të dhëna për një brend global.

Arbër Hajrizaj - Customer Insights Researcher

Mbi 15 vite përvojë në ndihmën e kompanive për të kuptuar më mirë klientët e tyre dhe për të shndërruar të dhënat në strategji të qarta dhe të zbatueshme.

Florent Bajrami - Senior Recruiter

Rekrutues i specializuar në tërheqjen e talenteve, përvojën e kandidatëve dhe ndërtimin e ekipeve me performancë të lartë për organizatat globale.

Aftësitë që fiton
Digital marketingSeoContent marketingSocial mediaPaid adsEmail marketingAnalytics

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Creative Hub
Prishtinë · që nga 2026

Creative Hub ofron trajnime në: Akademia e AI-powered Product & Project Management; Akademia e Data Engineering, Cloud & AI; Akademia e Data Science & Analytics + AI; Akademia e Digital Marketing + AI; Akademia e Full-stack Development + AI; Akademia e Human Resources + AI; Akademia e Vibe Coding & AI Agents.

Profili i trajnuesit →