KosovaJob
Creative Hub

Akademia e Vibe Coding & AI Agents

Akademia e Vibe Coding është një program praktik që u mëson studentëve si të përdorin Inteligjencën Artificiale për të krijuar website, aplikacione dhe produkte digjitale nga ideja deri te implementimi. Kurrikula fokuso…

Kohëzgjatja
9 javë · 38 orë
E hënë & E mërkurë, 18:00 - 20:00
Formati
Online
Online (Zoom)

Çfarë përfshin trajnimi

Akademia e Vibe Coding është një program praktik që u mëson studentëve si të përdorin Inteligjencën Artificiale për të krijuar website, aplikacione dhe produkte digjitale nga ideja deri te implementimi. Kurrikula fokusohet në AI-assisted coding, prompt engineering, zhvillimin e aplikacioneve, UI/UX dhe përdorimin e mjeteve moderne të AI për të përshpejtuar procesin e zhvillimit. Përmes projekteve praktike dhe rasteve reale, studentët ndërtojnë produkte funksionale, zhvillojnë një portfolio profesionale dhe fitojnë aftësi të aplikueshme në tregun modern të teknologjisë.

Aftësitë e zhvilluara dhe rezultatet e pritshme të të nxënit

  • Parapërgaditja (2 orë): Studentët përgatiten për fillimin e programit duke instaluar dhe verifikuar të gjitha mjetet e nevojshme, duke krijuar llogaritë dhe konfigurimet për Google Antigravity, Firebase dhe Gemini API, si dhe duke bërë commit-in e parë në GitHub.
  • Java 1: Bazat (4 orë): Njihen me workflow-n me tre modele për zhvillim me AI duke përdorur Google Antigravity, nga planifikimi dhe arkitektura deri te implementimi. Mësojnë të përdorin AI për të ndërtuar aplikacionin e tyre të parë të asistuar nga AI.
  • Java 2: Prompts + AI OS (4 orë): Studentët mësojnë si të optimizojnë rezultatet e AI duke kuptuar parametrat si tokens, temperature dhe hallucinations, si dhe të ndërtojnë arkitekturën bazë të një AI OS. Përmes praktikës, krijojnë sistemin e parë të agentëve dhe zhvillojnë system prompt-in e tyre.
  • Java 3: Build (4 orë): Mësojnë të zgjerojnë AI OS me skills të reja, duke përfshirë ndërtimin e faqeve dhe përdorimin e GitHub si bibliotekë për skills të gatshme. Në praktikë, integrojnë skills në AI OS dhe ndërtojnë një portfolio të publikuar online përmes Netlify.
  • Java 4: Deploy (4 orë): Mësojnë të integrojnë Gemini API në një aplikacion web, duke lidhur backend-in me frontend-in dhe duke publikuar aplikacionin përmes Firebase Hosting. Gjithashtu, zgjerojnë AI OS me skills për research dhe writing dhe prezantojnë projektin e tyre të parë live.
  • Java 5: AI Chatbot (4 orë): Mësojnë të ndërtojnë një chatbot të fuqizuar nga Gemini dhe ta publikojnë online përmes Firebase. Gjithashtu, njihen me GTM agents për research të leads dhe analizë të tregut, duke zhvilluar aftësi praktike për përdorimin e AI në proceset e marketingut dhe shitjeve.
  • Java 6: Go-to-market (4 orë): Mësojnë të ndërtojnë automatizime për outreach dhe follow-up brenda AI OS, si dhe të krijojnë workflows me shumë agjentë, ku një agjent përcjell informacionin dhe kontekstin te tjetri. Përmes praktikës, zhvillojnë dhe përmirësojnë projektin final përmes feedback-ut të strukturuar.
  • Java 7: Multi-agent (4 orë): Mësojnë parimet e sigurisë, privatësisë dhe përdorimit të përgjegjshëm të AI, si dhe zhvillojnë projektin final përmes përcaktimit të scope-it, përgatitjes së product brief dhe strukturimit të repository-t. Gjithashtu, prezantojnë GTM agent stack dhe aplikacionet e zhvilluara full-stack.
  • Java 8: Capstone Sprint (4 orë): Zbatojnë në praktikë Three-Model Pattern për të zhvilluar versionin e parë funksional të projektit final. Përgatiten për prezantimin e projektit përmes testimeve, simulimeve të demos dhe feedback-ut nga kolegët.
  • Java 9: Demo Day (2 orë): Përfundojnë AI OS, dokumentojnë skills dhe sigurohen që projektet të jenë të publikuara dhe funksionale. Në Demo Day, prezantojnë projektin final para grupit dhe të ftuarve, duke demonstruar zgjidhjen përmes një prezantimi live dhe sesioni Q&A.

Target Audienca

  • Studentë dhe të sapo diplomuar — Studentë dhe të sapodiplomuar nga fusha të ndryshme, që dëshirojnë të hyjnë në industrinë e teknologjisë pa pasur nevojë të dinë kod, dhe të zhvillojnë aftësitë praktike të kërkuara në tregun e punës.
  • Career Changers / Personat që dëshirojnë të ndryshojnë karrierë — Profesionistë nga industri të ndryshme që duan të ndërtojnë një karrierë të re në një fushë me kërkesë të lartë në treg dhe potencial më të madh për të ardhura.

Parakushtet për Pjesëmarrje

Nuk Ka.

Formati

Online.

Studenti ndjekë ligjeratat online nëpërmjet platformës Zoom.

Gjithashtu, çdo ligjëratë incizohet, dhe studenti ka qasje në regjistrimet e ligjëratave 24/7, duke i mundësuar rikthimin dhe rishikimin e materialeve në çdo kohë.

Data e Fillimit

Mars, 2027

Orari, kohëzgjatja dhe numri total i orëve

Orari:
E hënë & E mërkurë, 18:00 - 20:00 · Kohëzgjatja: 9 javë · Numri Total i Orëve: 38 orë

Gjuha e Trajnimit

Gjuha kryesore e ligjëratave është anglishtja. Studenti do të mësojë në gjuhën angleze dhe të bëhet pjesë e komunitetit amerikan me studentët e Creative Hub Miami.

Kosot e Trajnimit & Lloji i Certifikimit

Kostoja e Akademisë varet nga lloji i certifikimit që studenti dëshiron të përfitojë:

Self-Paced Track

Çmimi:
999€

US – Diplomë Amerikane nga Florida Department of Education

Çmimi normal:
2499€
Çmimi me zbritje deri më 24 shtator:
2299€

Studentët kanë mundësi ta paguajnë Akademinë në deri në 10-15 këste mujore, duke e bërë pagesën më të përballueshme dhe fleksibile.

License Number:
12690 issued by Commission For Independent Education of The State of Florida

Creative Hub Academy - 111 NE 1st Street, Unit 906, Miami, Florida 33132

Trajnerët

Richmond Taylor - Lead AI Lecturer
Themelues i një kompanie të automatizimit me AI në Miami dhe anëtar aktiv i komunitetit të zhvilluesve të AI në qytet.

Aftësitë që fiton
Product managementUx designUi design

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Creative Hub
Prishtinë · që nga 2026

Creative Hub ofron trajnime në: Akademia e AI-powered Product & Project Management; Akademia e Data Engineering, Cloud & AI; Akademia e Data Science & Analytics + AI; Akademia e Digital Marketing + AI; Akademia e Full-stack Development + AI; Akademia e Human Resources + AI; Akademia e Vibe Coding & AI Agents.

Profili i trajnuesit →