Akademia e Data Science & Analytics + AI është një program praktik 34-javor, i dizajnuar për t’i përgatitur studentët për një karrierë në Data Science, Data Analytics dhe AI. Gjatë programit, studentët mësojnë Python, SQL, Statistics, Power BI, Machine Learning dhe Generative AI, duke punuar në projekte praktike gjatë gjithë akademisë. Në përfundim, studentët ndërtojnë një portfolio me 7 projekte praktike dhe kanë mundësinë të pajisen me Certifikatë Profesionale Amerikane në Data Science & Analytics + AI.
Aftësitë e zhvilluara dhe rezultatet e pritshme të të nxënit
- Hyrje në Data Science (4 orë): Studentët njihen me bazat e Data Science & Analytics, nga llojet dhe cilësia e të dhënave deri te statistikat, AI & Machine Learning dhe Prompt Engineering. Gjithashtu, mësojnë si t’i analizojnë dhe prezantojnë të dhënat përmes Data Storytelling.
- Hyrje në Generative AI (2 orë): Studentët njihen me bazat e Generative AI, mënyrën se si funksionon dhe përdorimin e saj në Data Science & Analytics. Mësojnë të krijojnë prompts efektive dhe të përdorin AI për analizë të të dhënave, gjenerim të insights dhe automatizim të proceseve.
- Statistikat (26 orë): Studentët ndërtojnë një bazë të fortë në statistikën deskriptive dhe inferenciale, duke mësuar intervalet e besimit, testimin e hipotezave dhe modelet e regresionit. Ata avancojnë në regresionin linear, logjistik, Poisson dhe modelet e avancuara statistikore, duke i aplikuar njohuritë përmes rasteve praktike dhe analizave të të dhënave.
- SQL (26 orë): Studentët mësojnë të punojnë me databaza dhe SQL, duke filluar nga query-t bazë, filtrimi, agregimet dhe lidhja e tabelave përmes Joins. Më tej, zhvillojnë aftësi në query të avancuara, manipulimin e të dhënave, database objects, optimizimin dhe analizën e të dhënave.
- Data Integration (20 orë): Studentët mësojnë të integrojnë dhe menaxhojnë të dhëna nga burime të ndryshme përmes SSIS, duke punuar me transformime, SQL Tasks dhe procese ETL. Gjithashtu, zhvillojnë aftësi në error handling, debugging, automation, Slowly Changing Dimensions (SCD) dhe deployment përmes ushtrimeve praktike.
- Power BI (34 orë): Studentët mësojnë të përdorin Power BI për përgatitjen, modelimin dhe analizën e të dhënave, duke përfshirë Power Query, DAX dhe Data Visualization. Gjithashtu, zhvillojnë aftësi në krijimin e dashboard-eve interaktive, Data Storytelling dhe AI-Powered Analytics, si dhe në publikimin, ndarjen dhe menaxhimin e raporteve.
- Python (30 orë): Studentët mësojnë Python nga bazat deri te programimi i orientuar në objekte, duke përfshirë funksionet, klasat, modulet dhe strukturat e të dhënave. Gjithashtu, punojnë me Pandas, DataFrames dhe SQL në Python, si dhe mësojnë manipulimin e të dhënave dhe vizualizimin e tyre përmes Python.
- Machine Learning (32 orë): Studentët mësojnë bazat e Machine Learning, nga përgatitja dhe pastrimi i të dhënave deri te përzgjedhja dhe ndërtimi i modeleve. Ata punojnë me Regression, Classification, Random Forests, Boosting dhe K-Means, si dhe mësojnë vlerësimin e modeleve, Cross-Validation dhe Hyperparameter Tuning. Moduli përfshin gjithashtu një hyrje në AI dhe CNN.
- Career Prep (6 orë): Studentët mësojnë si të përdorin LinkedIn si platformë për punësim dhe si rekrutuesit kërkojnë kandidatë, si dhe si të ndërtojnë një profil profesional në LinkedIn, CV dhe GitHub. Gjithashtu, përgatiten për intervista, kuptojnë kulturën dhe pritshmëritë e kompanive teknologjike dhe mësojnë të aplikojnë në mënyrë strategjike për vende pune.
Për më tepër, studenti përfundon programin me 7 projekte reale në portofolin e tij:
- Projekti 1: Generative AI
- Projekti 2: Predictive Modeling & Statistics
- Projekti 3: SQL
- Projekti 4: End-to-End Data Integration & ETL Pipeline with SSIS
- Projekti 5: Power BI Data Visualization
- Projekti 6: Python Data App
- Projekti 7: Machine Learning
Target Audienca
- Studentë dhe të sapo diplomuar — Studentë dhe të sapodiplomuar nga Shkencat Kompjuterike dhe fusha të tjera, që dëshirojnë të hyjnë në industrinë e teknologjisë dhe të zhvillojnë aftësitë praktike të kërkuara në tregun e punës.
- Career Changers / Personat që dëshirojnë të ndryshojnë karrierë — Profesionistë nga industri të ndryshme që duan të ndërtojnë një karrierë të re në një fushë me kërkesë të lartë në treg dhe potencial më të madh për të ardhura.
- Analistë të të Dhënave — Analistë të të dhënave që dëshirojnë të avancojnë në karrierën e tyre, të thellojnë njohuritë teknike dhe të zhvillojnë aftësi të reja për t’u përshtatur me kërkesat në rritje të industrisë së të dhënave.
Parakushtet për Pjesëmarrje
Nuk Ka.
Formati
Hybrid.
Studenti ka mundësinë t’i ndjekë ligjëratat fizikisht në kampusin tonë në Prishtinë, online, ose në kombinim të të dyjave, sipas preferencës së tij.
Gjithashtu, çdo ligjëratë incizohet, dhe studenti ka qasje në regjistrimet e ligjëratave 24/7, duke i mundësuar rikthimin dhe rishikimin e materialeve në çdo kohë.
Lokacioni
Rr. Behar Begolli, Ndërtesa e F&A Inxhiniering, Prishtinë
Data e Fillimit
Tetor, 2026
Orari, kohëzgjatja dhe numri total i orëve
- Orari:
- E martë & E enjte, 18:00 - 20:00 · Kohëzgjatja: 45 javë · Numri Total i Orëve: 180 orë
Gjuha e Trajnimit
Gjuha kryesore e ligjëratave është shqipja. Megjithatë, nëse studenti dëshiron të mësojë në gjuhën angleze dhe të bëhet pjesë e komunitetit amerikan, ne ofrojmë mundësinë për të ndjekur ligjëratat online së bashku me studentët e Creative Hub Miami.
Kosot e Trajnimit & Lloji i Certifikimit
Kostoja e Akademisë varet nga lloji i certifikimit që studenti dëshiron të përfitojë:
Standard – Certifikatë Lokale
- Çmimi normal:
- 1,699€
EU – Certifikatë Lokale + EU Diploma Supplement
- Çmimi normal:
- 1,999€
US – Certifikatë Lokale + EU Diploma Supplement + Diplomë Amerikane nga Florida Department of Education
- Çmimi:
- 2,499€
Studentët kanë mundësi ta paguajnë Akademinë në deri në 15 këste mujore, duke e bërë pagesën më të përballueshme dhe fleksibile.
- License Number:
- 12690 issued by Commission For Independent Education of The State of Florida
Creative Hub Academy - 111 NE 1st Street, Unit 906, Miami, Florida 33132
Trajnerët
Diellza Reçica - Senior Data Scientist
Mbi 7 vite ekspertizë në LLM, Prompt Engineering, Data Analytics, Machine Learning dhe Python.
Olti Roka - Senior Data Scientist
Me përvojë në industrinë financiare dhe bankare, me specializim në Machine Learning, Data Science dhe Python.
Fitim Gashi - Business Intelligence Specialist
I specializuar në SQL, menaxhimin e databazave, ETL, integrimin e të dhënave dhe Power BI.
Shkumbin Halabaku - Data Analytics Specialist
Ekspertizë të avancuar në Power BI, data storytelling dhe vizualizimin e të dhënave.
Albin Bahtiri - Data Engineer
Me përvojë të gjerë në analizën e të dhënave, proceset e inxhinierisë së të dhënave, vizualizimin e të dhënave dhe proceset ETL.
Agrina Sadiku - Tech Recruiter
Mbi 7 vite përvojë në lidhjen e Tech talenteve me kompanitë kryesore dhe në krijimin e mundësive për zhvillimin e karrierës në industri.