KosovaJob
Creative Hub

Akademia e Data Engineering, Cloud & AI

Akademia e Data Engineering, Cloud & AI nga Creative Hub Kosovo është një program intensiv 18-javor, me format hibrid, i dizajnuar për t'i shndërruar fillestarët në inxhinierë të të dhënave të gatshëm për tregun e punës…

Kohëzgjatja
33 javë · 134 orë
E hënë & E mërkurë, 18:00 - 20:00
Formati
Hibrid
Hibrid · Rr. Behar Begolli, Ndërtesa e F&A Inxhiniering, Prishtinë

Çfarë përfshin trajnimi

Akademia e Data Engineering, Cloud & AI nga Creative Hub Kosovo është një program intensiv 18-javor, me format hibrid, i dizajnuar për t'i shndërruar fillestarët në inxhinierë të të dhënave të gatshëm për tregun e punës. I zhvilluar në gjuhën shqipe përmes ligjëratave live dhe 7 projekteve praktike për portfolio, programi mbulon teknologjitë kryesore si Python, SQL, PySpark, Databricks dhe sistemet Cloud, duke u përmbyllur me një Certifikatë Profesionale nga SHBA-ja të njohur ndërkombëtarisht.

Aftësitë e zhvilluara dhe rezultatet e pritshme të të nxënit

  • Bazat e Data Engineering & Python (10 orë): Studentët ndërtojnë një bazë të fortë në konceptet e inxhinierisë së të dhënave, ndërsa mësojnë Python për përpunimin e të dhënave, automatizimin dhe zhvillimin e rrjedhave të punës (data pipelines).
  • Relational Databases & SQL (16 orë): Studentët mësojnë se si të ruajnë, organizojnë, kërkojnë, transformojnë dhe menaxhojnë të dhënat duke përdorur bazat e të dhënave relacionale dhe SQL-in.
  • Distributed Processing me PySpark (24 orë): Studentët mësojnë se si të përpunojnë grupe të dhënash me volum të madh (large-scale datasets) duke përdorur llogaritjen e shpërndarë (distributed computing) dhe Apache Spark.
  • Data Stores Beyond Relational Databases (26 orë): Studentët eksplorojnë zgjidhje moderne të ruajtjes së të dhënave, të cilat përdoren për të menaxhuar të dhëna gjysmë të strukturuara dhe të pastrukturuara.
  • Scheduling, Orchestration & Data Pipelines (26 orë): Studentët mësojnë se si organizatat moderne automatizojnë, planifikojnë, monitorojnë dhe mirëmbajnë proceset e të dhënave në prodhim.
  • Production Data Engineering, Databricks & Cloud (26 orë): Studentët mësojnë praktikat e Data Engineering të përdorura në projekte reale, teknologjitë cloud, sistemet e transmetimit të të dhënave dhe arkitekturën e të dhënave për organizata të mëdha.
  • Career Prep (6 orë)

Për më tepër, studenti përfundon programin me 7 projekte reale në portofolin e tij:

  • Python data processing pipeline
  • SQL analytics project
  • PySpark scalable data pipeline
  • MySQL database project
  • Databricks workflow automation
  • Cloud data engineering project
  • End-to-end production data platform

Target Audienca

  • Studentë dhe të sapo diplomuar — Studentë dhe të sapodiplomuar nga Shkencat Kompjuterike dhe fusha të tjera, që dëshirojnë të hyjnë në industrinë e teknologjisë dhe të zhvillojnë aftësitë praktike të kërkuara në tregun e punës.
  • Career Changers / Personat që dëshirojnë të ndryshojnë karrierë — Profesionistë nga industri të ndryshme që duan të ndërtojnë një karrierë të re në një fushë me kërkesë të lartë në treg dhe potencial më të madh për të ardhura.
  • Analistë të të Dhënave — Analistë të të dhënave që dëshirojnë të avancojnë në karrierën e tyre, të thellojnë njohuritë teknike dhe të zhvillojnë aftësi të reja për t’u përshtatur me kërkesat në rritje të industrisë së të dhënave.

Parakushtet për Pjesëmarrje

Nuk Ka.

Formati

Hybrid.

Studenti ka mundësinë t’i ndjekë ligjëratat fizikisht në kampusin tonë në Prishtinë, online, ose në kombinim të të dyjave, sipas preferencës së tij.

Gjithashtu, çdo ligjëratë incizohet, dhe studenti ka qasje në regjistrimet e ligjëratave 24/7, duke i mundësuar rikthimin dhe rishikimin e materialeve në çdo kohë.

Lokacioni

Rr. Behar Begolli, Ndërtesa e F&A Inxhiniering, Prishtinë

Data e Fillimit

Tetor, 2026

Orari, kohëzgjatja dhe numri total i orëve

Orari:
E hënë & E mërkurë, 18:00 - 20:00 · Kohëzgjatja: 33 javë · Numri Total i Orëve: 134 orë

Gjuha e Trajnimit

Gjuha kryesore e ligjëratave është shqipja. Megjithatë, nëse studenti dëshiron të mësojë në gjuhën angleze dhe të bëhet pjesë e komunitetit amerikan, ne ofrojmë mundësinë për të ndjekur ligjëratat online së bashku me studentët e Creative Hub Miami.

Kosot e Trajnimit & Lloji i Certifikimit

Kostoja e Akademisë varet nga lloji i certifikimit që studenti dëshiron të përfitojë:

Standard – Certifikatë Lokale

Çmimi normal:
1,699€

EU – Certifikatë Lokale + EU Diploma Supplement

Çmimi normal:
1,999€

US – Certifikatë Lokale + EU Diploma Supplement + Diplomë Amerikane nga Florida Department of Education

Çmimi:
2,499€

Studentët kanë mundësi ta paguajnë Akademinë në deri në 15 këste mujore, duke e bërë pagesën më të përballueshme dhe fleksibile.

License Number:
12690 issued by Commission For Independent Education of The State of Florida

Creative Hub Academy - 111 NE 1st Street, Unit 906, Miami, Florida 33132

Trajnerët

Lorik Berisha - Engineering Manager
Ekspert në ETL, SQL, Python dhe platformat e të dhënave në shkallë të gjerë.

Alina Fazliu - Data Engineering Team Lead

Eksperte në SQL, PySpark, Databricks dhe Analytics Engineering.

Jon Maxharraj - Cloud & Data Specialist

Ekspert në databricks, sistemet e shpërndara, streaming, production platforms.

Elsa Nishori - Data Engineer & AI Specialist

Mbi 4 vite përvojë në ndërtimin e data pipeline-ve dhe sistemeve të bazuara në AI.

Agrina Sadiku - Tech Recruiter

Mbi 7 vite përvojë në lidhjen e Tech talenteve me kompanitë kryesore dhe në krijimin e mundësive për zhvillimin e karrierës në industri.

Aftësitë që fiton
PythonSqlMysqlData analysis

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Creative Hub
Prishtinë · që nga 2026

Creative Hub ofron trajnime në: Akademia e AI-powered Product & Project Management; Akademia e Data Engineering, Cloud & AI; Akademia e Data Science & Analytics + AI; Akademia e Digital Marketing + AI; Akademia e Full-stack Development + AI; Akademia e Human Resources + AI; Akademia e Vibe Coding & AI Agents.

Profili i trajnuesit →