KosovaJob
Data Edu

Data Visualization with Power BI

Ky trajnim ofron njohuri praktike për përgatitjen e raporteve profesionale të bazuara në të dhëna dhe krijimin e dashboard-eve interaktive në Power BI. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të strukturojnë dhe prezantojnë rapo…

Kohëzgjatja
16 orë
16 orë
Formati
Hibrid
Bashkim Fehmiu Arbëria 3 BC2/11 V1- L01-S, Prishtina, Kosovo 10000 (Hibrid)
Vende të lira
20

Çfarë përfshin trajnimi

Ky trajnim ofron njohuri praktike për përgatitjen e raporteve profesionale të bazuara në të dhëna dhe krijimin e dashboard-eve interaktive në Power BI. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të strukturojnë dhe prezantojnë raportet e të dhënave në mënyrë të qartë dhe efektive, të përdorin Power BI Desktop për importimin, transformimin dhe modelimin e të dhënave, të ndërtojnë vizualizime dhe dashboard-e dinamike, si dhe të publikojnë dhe ndajnë raportet me përdoruesit. Përmes ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi për të transformuar të dhënat në raporte dhe dashboard-e që mbështesin analizën dhe vendimmarrjen e bazuar në evidencë.

Shkathtësitë që zhvillohen dhe rezultatet e pritshme:

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi në përgatitjen e raporteve profesionale dhe krijimin e dashboard-eve interaktive duke përdorur Power BI. Ata do të mësojnë të importojnë, pastrojnë, transformojnë dhe modelojnë të dhënat, të krijojnë vizualizime dinamike dhe raporte të strukturuara, si dhe të ndërtojnë dashboard-e që mundësojnë monitorimin e treguesve kryesorë të performancës (KPIs). Përveç kësaj, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri në publikimin dhe shpërndarjen e raporteve për bashkëpunim dhe vendimmarrje. Pas përfundimit të trajnimit, ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë raporte dhe dashboard-e profesionale, të komunikojnë gjetjet në mënyrë efektive dhe të përdorin Power BI për analizë, raportim dhe mbështetje të vendimmarrjes së bazuar në të dhëna.

Kujt i dedikohet trajnimi:

Ky trajnim u dedikohet studentëve, profesionistëve të rinj, analistëve të të dhënave, specialistëve të monitorimit, raportimit dhe vlerësimit, menaxherëve të projekteve, stafit të institucioneve publike, organizatave joqeveritare dhe sektorit privat, si dhe të gjithë atyre që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi në raportimin dhe vizualizimin e të dhënave me Power BI. Trajnimi është i përshtatshëm si për fillestarët që duan të ndërtojnë njohuri bazë në Business Intelligence dhe Data Reporting, ashtu edhe për profesionistët që synojnë të automatizojnë raportimin, të krijojnë dashboard-e interaktive dhe të mbështesin vendimmarrjen përmes analizës së të dhënave.

Kushtet paraprake për pjesëmarrje:
Nuk ka.
Formati:
Hibrid
Gjuha:
Gjuhe shqipe
Certifikata:
Certifikate Profesionale
Akreditimi:
Trajnimi ofrohet ne parneritet me Shkollen e Larte Profesionale Cactus Education, qe eshte institucion i akredituar.

Trajneri/ja:

Loredan Emini është Senior Data Analyst ne sektorin e ICT. Ai ka ekspertizë në analizën e të dhënave, modelimin statistikor, vizualizimin e të dhënave dhe zhvillimin e zgjidhjeve analitike që mbështesin vendimmarrjen e bazuar në evidencë. Gjatë karrierës së tij ka punuar me teknologji dhe mjete moderne të analizës së të dhënave, duke përdorur Python, SQL dhe platforma të Business Intelligence, veçanërisht Power BI, për të automatizuar proceset analitike dhe për të gjeneruar njohuri me vlerë për organizatat. Përveç përvojës profesionale, Loredani është trajner në fushën e Power BI, raportimit dhe vizualizimit të të dhënave tash e 5+ vite, duke ndihmuar profesionistët të zhvillojnë aftësi në krijimin e dashboard-eve interaktive, analizën e të dhënave dhe raportimin e bazuar në evidencë.

Aftësitë që fiton
Data analysis

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Data Edu
që nga 2026

Data Edu ofron trajnime në: Practical Data Science with Python, Marketing Intelligence, Machine Learning, Data Visualization with Power BI.

Profili i trajnuesit →