KosovaJob
Data Edu

Marketing Intelligence

Ky trajnim ofron njohuri praktike mbi mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e të dhënave të tregut për të mbështetur vendimmarrjen strategjike në marketing. Pjesëmarrësit do të mësojnë të analizojnë sjelljen e konsuma…

Kohëzgjatja
12 orë
12 orë
Formati
Hibrid
Kompleksi Beni Dona, Objekti Donika 2, Lakrishte. (Hibrid)
Vende të lira
20

Çfarë përfshin trajnimi

Ky trajnim ofron njohuri praktike mbi mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e të dhënave të tregut për të mbështetur vendimmarrjen strategjike në marketing. Pjesëmarrësit do të mësojnë të analizojnë sjelljen e konsumatorëve, trendet e tregut, konkurrencën dhe performancën e produkteve apo shërbimeve, duke përdorur metoda dhe mjete analitike për të gjeneruar njohuri të vlefshme. Trajnimi përfshin konceptet kryesore të Market Research, Customer Satisfaction, Net Promoter Score (NPS), Brand Tracking, segmentimin e tregut dhe analizën e performancës së fushatave të marketingut, me fokus në transformimin e të dhënave në vendime të informuara dhe strategji efektive të biznesit.

Shkathtësitë që zhvillohen dhe rezultatet e pritshme:

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi në mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e të dhënave të tregut për të mbështetur vendimmarrjen strategjike në marketing. Ata do të mësojnë të planifikojnë dhe analizojnë hulumtime të tregut, të interpretojnë sjelljen dhe nevojat e konsumatorëve, të matin kënaqësinë e klientëve përmes treguesve si Customer Satisfaction (CSAT) dhe Net Promoter Score (NPS), të monitorojnë performancën e markës përmes Brand Tracking, si dhe të analizojnë konkurrencën dhe trendet e tregut. Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të transformojnë të dhënat në njohuri të vlefshme, të përgatisin raporte analitike dhe të propozojnë strategji të bazuara në evidencë për përmirësimin e performancës së marketingut dhe zhvillimin e biznesit.

Kujt i dedikohet trajnimi:

Ky trajnim u dedikohet junior marketing professionals, specialistëve të marketingut dhe komunikimit, analistëve të tregut, menaxherëve të produkteve, profesionistëve të shitjes dhe zhvillimit të biznesit, sipërmarrësve, si dhe studentëve dhe të diplomuarve që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi në analizën e tregut dhe vendimmarrjen e bazuar në të dhëna. Trajnimi është i përshtatshëm për të gjithë ata që synojnë të kuptojnë më mirë sjelljen e konsumatorëve, të matin performancën e markës dhe fushatave të marketingut, si dhe të përdorin të dhënat për të krijuar strategji më efektive të marketingut.

Kushtet paraprake për pjesëmarrje:
Nuk ka.
Formati:
Hibrid
Gjuha:
Gjuhe shqipe
Certifikata:
Certifikate Profesionale nfa Data EDU

Trajneri/ja:

Hana L. Hoxha është eksperte në analizën e të dhënave me mbi 15 vjet përvojë profesionale në sektorin privat, teknologji, zhvillim ndërkombëtar dhe monitorim e vlerësim. Ajo është e certifikuar në Applied Data Science nga MIT dhe aktualisht është kandidate për doktoraturë (PhD) në Universitetin e Lubjanës. Gjatë karrierës së saj ka udhëhequr Njësinë e të Dhënave në IPKO Telecom dhe ka kontribuar në projekte të financuara nga USAID, SDC, SECO dhe ADA. Hana është trajnuese me përvojë në fushat e analizës së të dhënave, inteligjence marketing, statistikës, SPSS, Python dhe Data Science. Ajo ka përfunduar studimet në Business Studies & Marketing dhe ka fituar titullin Master në Ekonometri me (Distinction) në Universitetin e Sheffield-it.

Aftësitë që fiton
Data analysisBusiness strategyAnalytics

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Data Edu
që nga 2026

Data Edu ofron trajnime në: Practical Data Science with Python, Marketing Intelligence, Machine Learning, Data Visualization with Power BI.

Profili i trajnuesit →