KosovaJob
Data Edu

Machine Learning

Ky trajnim ofron njohuri teorike dhe praktike mbi konceptet themelore dhe teknikat kryesore të Machine Learning, me fokus në algoritmet e mësimit të mbikëqyrur (Supervised Learning). Pjesëmarrësit do të mësojnë të ndërt…

Kohëzgjatja
20 orë
20 orë
Formati
Hibrid
Bashkim Fehmiu Arbëria 3 BC2/11 V1- L01-S, Prishtina, Kosovo 10000 (Hibrid)
Vende të lira
20

Çfarë përfshin trajnimi

Ky trajnim ofron njohuri teorike dhe praktike mbi konceptet themelore dhe teknikat kryesore të Machine Learning, me fokus në algoritmet e mësimit të mbikëqyrur (Supervised Learning). Pjesëmarrësit do të mësojnë të ndërtojnë dhe vlerësojnë modele të regresionit dhe klasifikimit, duke përfshirë Linear Regression, Logistic Regression, K-Nearest Neighbors (K-NN), Decision Trees dhe Random Forest. Trajnimi trajton konceptet kryesore të modelimit si prediction vs. modelling, supozimet e regresionit, overfitting, regularization, bias-variance tradeoff, si dhe teknikat e vlerësimit të modeleve përmes cross-validation dhe bootstrapping. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të njihen me analizën e Time Series për modelimin dhe parashikimin e të dhënave kohore. Përmes ushtrimeve praktike në Python dhe rasteve reale të përdorimit, pjesëmarrësit do të fitojnë aftësi për ndërtimin, validimin dhe interpretimin e modeleve të Machine Learning për zgjidhjen e problemeve të biznesit dhe kërkimit.

Shkathtësitë që zhvillohen dhe rezultatet e pritshme:

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi në ndërtimin, vlerësimin dhe interpretimin e modeleve të Machine Learning duke përdorur Python. Ata do të mësojnë të zbatojnë algoritme të regresionit dhe klasifikimit, si Linear Regression, Logistic Regression, K-Nearest Neighbors (K-NN), Decision Trees dhe Random Forest, si dhe të analizojnë dhe parashikojnë të dhënat kohore (Time Series). Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri në vlerësimin e performancës së modeleve përmes teknikave si cross-validation dhe bootstrapping, do të kuptojnë konceptet e overfitting, regularization dhe bias-variance tradeoff, si dhe do të jenë në gjendje të zgjedhin modelin më të përshtatshëm për probleme të ndryshme analitike. Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë të aftë të ndërtojnë modele prediktive, të interpretojnë rezultatet dhe të aplikojnë teknikat e Machine Learning për zgjidhjen e problemeve reale në biznes, kërkim dhe analiza të të dhënave.

Kujt i dedikohet trajnimi:

Ky trajnim u dedikohet studentëve, hulumtuesve, analistëve të të dhënave, profesionistëve të monitorimit dhe vlerësimit, stafit të institucioneve publike, kompanive, si dhe të gjithë profesionistëve që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi në përdorimin e Python-it për analizën e të dhënave. Trajnimi është i përshtatshëm për fillestarët që synojnë të ndërtojnë një bazë të fortë në Data Science dhe për profesionistët që dëshirojnë të automatizojnë proceset e analizës së të dhënave dhe të avancojnë kompetencat e tyre analitike.

Kushtet paraprake për pjesëmarrje:
Nuk ka.
Formati:
Hibrid
Gjuha:
Gjuhe shqipe
Certifikata:
Certifikate Profesionale
Akreditimi:
Trajnimi ofrohet ne parneritet me Shkollen e Larte Profesionale Cactus Education, qe eshte institucion i akredituar.

Trajneri/ja:

2 Trajnuese.

Hana L. Hoxha është eksperte në analizën e të dhënave me mbi 15 vjet përvojë profesionale në sektorin privat, teknologji, zhvillim ndërkombëtar dhe monitorim e vlerësim (M&E). Ajo është e certifikuar në Applied Data Science nga MIT ne USA dhe aktualisht është kandidate për doktoraturë (PhD) në Universitetin e Lubjanës. Gjatë karrierës së saj ka udhëhequr Njësinë e të Dhënave në IPKO Telecom dhe ka kontribuar në projekte të financuara nga USAID, SDC, SECO dhe ADA. Hana është trajnuese me përvojë mbi 6 + vite në fushat e analizës së të dhënave, statistikës, SPSS, Python dhe Data Science.

Blinera Berisha, është Data Analyst dhe Data Scientist me përvojë profesionale në sektorin bankar dhe industrinë e teknologjisë. Ajo ka ekspertizë në analizën e të dhënave, modelimin statistikor, vizualizimin e të dhënave dhe zhvillimin e zgjidhjeve analitike që mbështesin vendimmarrjen e bazuar në evidencë. Gjatë karrierës së saj ka punuar me teknologji dhe mjete moderne të analizës së të dhënave, duke përdorur Python dhe platforma të inteligjencës së biznesit (BI) për të automatizuar proceset analitike dhe për të gjeneruar njohuri me vlerë për organizatat. Ajo është e angazhuar në aplikimin e metodave të Data Science dhe analitikës së avancuar për zgjidhjen e sfidave komplekse të biznesit.

Aftësitë që fiton
PythonData analysisMachine learning

Vlerësimet

Mbledhur dhe verifikuar nga KosovaJob

Ende pa vlerësime — ky trajnim po pret pjesëmarrësit e parë.

E ke ndjekur këtë trajnim? Vlerësimi yt na ndihmon të mbajmë vetëm trajnuesit që ia vlejnë.

Për trajnuesin

Data Edu
që nga 2026

Data Edu ofron trajnime në: Practical Data Science with Python, Marketing Intelligence, Machine Learning, Data Visualization with Power BI.

Profili i trajnuesit →