KosovaJob
Të gjithë artikujt
31 Gusht 2021 · 2 min leximi

TalentSpace - kompania e njohur e rekrutimit vazhdon mundësitë e punësimit në Kosovë

Platforma më e madhe online e rekrutimit TalentSpace.oi, e cila vepron në më shumë se 80 shtete të botës, ka bërë gati 4 vende pune për pozitat Senior Backend dhe Frontend Engineers, në zyret e Prishtinës.

TalentSpace - kompania e njohur e rekrutimit vazhdon mundësitë e punësimit në Kosovë
				 	 

Çfarë do të përfitoni?

Punonjësit që do të bëhen pjesë e TalentSpace.oi, do të përfitojnë pagë prej 2000 deri në 2500 euro neto në muaj. Pushim prej 25 ditësh gjatë vitit, pa i përfshirë këtu edhe festat zyrtare të Kosovës. Ata do të kenë sigurim shëndetësor, mundësi pune nga shtëpia pa limit. E nëse shqetësoheni për pajisjet e punës, atëherë nuk keni pse të shqetësoheni më, sepse kompania do t’ju sigurojë pajisje Apple MacBook Pro të versioneve të fundit. Kështu që, puna në TalentSpace do të jetë e lehtë dhe do të sjellë kënaqësi.

Kush është TalentSpace.oi?

TalentSpace është një platformë hiper-interaktive e rekrutimit online, me bazë në Berlin, por e cila përdoret në dhjetra vende të ndryshme të botës. Ajo përdoret për rekrutimin për universitete, brende të ndryshme dhe organizim të eventeve virtuale të karrierës.

Kjo platformë është urë lidhëse në mes të talenteve të shumta anë e kënd botës dhe punëdhënësve të etur për t’i gjetur ata. Duke e parë efikasitetin e punës së tyre brende të njohura si Amazon, Zalando, Porsche, P&G, ABOUT YOU, Stanford University, Brown University, janë bërë klientë të TalentSpace.

Rëndësinë e një platforme rekrutimi online punëdhënsit e kuptuan sidomos në kohën kur pandemia ndikoi në aktivitet fizike. Prandaj sot, kompanisë TalentSpace i është besuar puna nga shumë punëdhënës për të sjellur kompani dhe kandidatë nga e gjithë bota, e për t’i lidhur ata në një hapësirë të përbashkët, kudo dhe kurdo.

Pra, TalentSpce funksionin edhe në Kosovë, andaj shfrytëzojeni atë për të qenë pjesë e botës së punësimit dhe karrierës.

Për të aplikuar në ndonjërën nga pozitat e TalentSpace mund të klikoni në linkun e mëshposhtëm:

https://forms.gle/pPpnMu7VVëuiccNL9

SHPALLJE PUNE

Investor Outreach Assistant
Gjithë Kosovën13 ditë
Agjent i Shitjes për HoReCa (Albi Mall)
Prishtinë8 ditë
Salesforce Developer (English Speaking) (Remote)
Gjithë Kosovën2 ditë
Shofer (Voom x Taxi Beki)
Prishtinë5 ditë
Agjent në Terren (Shpërndarës i Mallit)
Prishtinë22 ditë
Asistente e Magazinës
Prishtinë15 ditë