Ftohen gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët/et e tyre të aplikojnë për trajnime, mentorim dhe grante në bujqësi
Bujqësia ka hapësirë për secilin. Bëhuni pjesë e "Seeds of Inclusion in Kosovo"!
Keni një copë tokë, një serë, bletë, pemë ose thjesht një ide që dëshironi ta ktheni në të ardhura? Ky projekt është për ju.
Thirrja bëhet në kuadër të projektit "Seeds of Inclusion in Kosovo: Bujqësi e Qëndrueshme, Punësim dhe Shërbime të Përmirësuara të Kujdesit për Gratë dhe Personat me Aftësi të Kufizuara". Projekti financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimít Austriak për Zhvillim, bashkëfinancohet nga Diakonie ACT Austria / Brot für die Welt dhe zbatohet nga Syri i Vizionit (SiV) në partneritet me Brot für die Welt.
Syri i Vizionit fton gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët/et e tyre nga komunat e Pejës, Istogut, Klinës, Gjakovës, Deçanit, Junikut dhe Rahovecit të aplikojnë. Qëllimi është t'i zhvillojnë kapacitetet e tyre në bujqësi dhe në biznes dhe t'i vënë këto shkathtësi në praktikë. Komunitetet joshumicë janë veçanërisht të mirëpritura.
Çfarë do të përfitoni?
Kush mund të aplikojë?
Gjithashtu duhet që:
b) Të keni gatishmëri për të marrë pjesë rregullisht në trajnime, mentorim dhe vizita studimore.
c) Të merreni vetë ose familja juaj me bujqësi, ose të jeni të interesuar dhe të motivuar ta filloni.
d) Të jeni të papunësuar, me të ardhura të paqëndrueshme ose të dëshironi t'i rrisni të ardhurat familjare.
e) Të jeni të interesuar për t'u vetëpunësuar ose për të zhvilluar një biznes bujqësor.
Përparësi do t'u jepet grave nga zonat rurale, personave me aftësi të kufizuara, kujdestarëve/eve, familjeve me të ardhura të ulëta dhe komuniteteve joshumicë. Përzgjedhja për trajnim nuk garanton automatikisht grantin.
Mënyra dhe afati i aplikimit
Afati i fundit për aplikim është 2 Nëntor 2026, ora 16:30