1
PREMIUM PLUS

Kamarier/e, Shankist/e

Ruaj
Stacioni Kulturor
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR POZITA TË PUNËS

Stacioni Kulturor – Prishtinë

Rruga Tirana, Prishtinë

Kush është Stacioni Kulturor?

Stacioni Kulturor është një hapësirë e re kulturore dhe komunitare në Prishtinë, e krijuar për të sjellë së bashku artin, kulturën dhe komunitetin në një ambient të hapur, dinamik dhe mikpritës.

Përmes programit të tij, Stacioni Kulturor synon të jetë një pikë takimi për artistë/e, profesionistë/e të kulturës, të rinj/reja dhe qytetarë/e, duke ofruar hapësirë për aktivitete kulturore e artistike, takime, bashkëpunime, socializim dhe ndërveprim komunitar.

Në kuadër të zhvillimit të hapësirës dhe zgjerimit të ekipit, Stacioni Kulturor hap konkurs për plotësimin e pozitave të punës dhe fton persona të motivuar, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar që t’i bashkohen ekipit tonë.

Pozitat e lira:

  • Kamarier/e
  • Shankist/e

Kualifikimet dhe cilësitë e kërkuara:

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Përvoja e mëparshme në kamarieri, shërbim ose punë në shank përbën përparësi;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Të jetë i/e përgjegjshëm/e, korrekt/e dhe i/e përkushtuar ndaj punës;
  • Të jetë i/e gatshëm/e për të punuar në një ambient dinamik;
  • Të jetë i/e orientuar drejt klientit dhe ofrimit të një shërbimi cilësor;
  • Të kujdeset për pastërtinë, rregullin dhe organizimin e hapësirës së punës;
  • Të ketë aftësi të mira për punë në ekip;
  • Të jetë i/e gatshëm/e për punë me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektimin e të gjitha të drejtave dhe kërkesave ligjore sipas legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës;
  • Orar të rregullt pune prej 40 orësh në javë;
  • Pagë konkurruese;
  • Ambient profesional, kreativ dhe pozitiv pune;
  • Mundësi për të qenë pjesë e një hapësire të re kulturore dhe të një ekipi dinamik e bashkëpunues.

Si të aplikoni?

Të interesuarit/at mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën elektronike: eliralluka@artpolis-ks.com

Afati i fundit për aplikim: 17.09.2026

Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazën e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.

Vendi i punës: Stacioni Kulturor, Rruga Tirana, Prishtinë

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet