Pozita të lira pune – Hyska Grill
Hyska Grill kërkon të punësojë staf për këto pozita:
- Administratore
- Kamarier/e
Detyrat kryesore:
Administratore
- Komunikimi me klientët dhe stafin.
- Menaxhimi i porosive dhe mbajtja e evidencave të nevojshme.
- Kujdesi për mbarëvajtjen dhe organizimin e punës.
Kamarier/e
- Shërbimi i klientëve dhe marrja e porosive.
- Shërbimi korrekt dhe profesional ndaj mysafirëve.
- Kujdesi për pastërtinë dhe rregullin në hapësirën e punës.
- Bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit për një shërbim sa më cilësor.
Kërkesat:
- Përvojë pune (preferohet, por nuk është e domosdoshme).
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë.
Vendi i punës: Prizren
Aplikimi: Të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm ose duke kontaktuar në numrin +377 44 102 402.
