KATEGORI MENAXHER/E
Prishtinë
Përmbledhja e pozitës:
Menaxheri i Kategorisë është përgjegjës për zhvillimin, menaxhimin dhe optimizimin e portofolit të produkteve në një kategori të caktuar, me qëllim maksimizimin e shitjeve, fitimit dhe pjesës së tregut.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i plotë i kategorisë së produkteve dhe përgjegjësia për performancën e saj.
- Planifikimi dhe zhvillimi i strategjisë së kategorisë në përputhje me objektivat e kompanisë.
- Monitorimi i shitjeve, marzhit, profitabilitetit dhe performancës së produkteve.
- Analizimi i tregut, trendeve të konsumatorëve dhe konkurrencës për zhvillimin e kategorisë.
- Menaxhimi dhe optimizimi i asortimentit, çmimeve dhe promocioneve.
- Identifikimi i produkteve të reja dhe mundësive për zgjerimin dhe përmirësimin e kategorisë.
- Bashkëpunimi dhe negocimi me furnizuesit për çmime, kushte tregtare, promocione dhe oferta.
- Monitorimi i stokut dhe sigurimi i disponueshmërisë së produkteve në pika.
- Analizimi i rezultateve të kategorisë dhe identifikimi i mundësive për rritjen e shitjeve dhe profitit.
- Bashkëpunimi me departamentet e Blerjes, Shitjes, Marketingut, Logjistikës dhe Financave.
- Përgatitja e raporteve dhe analizave periodike për performancën e kategorisë.
- Përgjegjësi për arritjen e objektivave të shitjes, marzhit dhe profitabilitetit të kategorisë.
Aftësitë e kërkuara:
- Përvojë relevante në menaxhim të kategorive, blerje, shitje ose retail.
- Njohuri të mira të analizës së shitjeve, çmimeve dhe profitabilitetit.
- Aftësi të forta negociuese dhe komunikuese.
- Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese.
- Njohuri të mira të MS Office, veçanërisht Excel.
- Përvojë në sektorin retail konsiderohet përparësi.
Çfarë ne ofrojmë
- Pagë konkurruese, bonuse të bazuara në performancë dhe benefite tjera.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës.
- Mundësi për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.
- Stabilitet dhe mundësi për angazhim afatgjatë në kompani.
Të interesuarit mund të aplikojnë direkt këtu.
Afati i aplikimit është deri më 15 Shtator 2026.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.