1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

FTESË PËR OFERTË 

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e  dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë,  kombësinë dhe besimin fetar.  

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është e interesuar të ju sigurojë fëmijëve pushime verore. 

Me këtë rast ju bejmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikacionin për: Akomodim për Pushime Verore për Fëmijë 

Pansion i plotë në Velipojë, Shëngjin ose Durrës 

Akomodimi duhet të bëhet për gjithsejt 32 persona njëkohësisht për 5 netë brenda  periudhës: Korrik – Gusht 2026 

Për akomodim të fëmijëve së bashku me stafin përcjellës nevojiten: 

  • 3 dhoma me nga 4 shtretër= 12 persona 
  • 4 dhoma me nga 3 shtretër= 12 persona 
  • 3 dhoma me nga 2 shtretër= 6 persona 
  • 2 dhoma teke= 2 persona 

Total: 32 persona 

  • Te gjitha dhomat të kenë kondicioner 
  • Hoteli të jetë afër plazhit 
  • Pansion i plotë (mëngjesi, dreka dhe darka) 
  • Hoteli të ketë pishinë dhe këndin e lojrave për fëmijë (e preferuar) 
  • Në çmim të ofertës duhet të përfshihen edhe cadrat me shezlone 
  • Qasje të lehtë nga hoteli në plazh si dhe në pishinën e hotelit dhe në hapësirat tjera që  ofron hoteli si kënde lojërash etj.  

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dërgojnë: 

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI 
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe vulosur apo me llogo zyrtare 
  • Në ofertë duhet te ceket cmimi pa tvsh duke pëfshirë pansionin e plotë (për person)

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 60 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë  Kriteret e përzgjedhjes:

  1. Shezllonë me qadër të rezervuar dhe të përfshirë ne cmim për grupin
  2. Përparësi do të ketë Hoteli i cili ka në afërsi plazhin 
  3. Përparësi do të ketë hoteli me pishinë dhe këndin e lojrave për fëmijë.
  4. Dhomat e hotelit të kondicionuara  
  5. Pas plotësimit të kritereve të lartëcekura, cmimi më i lirë

Ofertat duhet të dërgohen në email adresën: procurement1@soskosova.org deri me datën: 15.07.2026 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet