Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalRISHPALLJE
ASISTENT FINANCIAR / KONTABILITETI (M/F),
1 POZITË
Lokacioni: Prishtinë
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Siguron shënime llogaritare të mirëfillta ku të gjitha regjistrimet bëhen në mënyrë të saktë dhe me kohë;
- Siguron mirëmbajtjen e mirëfilltë të dokumentacionit financiar
- Bën përllogaritjen dhe pagesën e pagave, tatimeve dhe kontributeve pensionale për punonjësit, si dhe ndalesat tjera të parapara me ligj, sa i përket të ardhurave personale të punonjësve;
- Bën regjistrimin e shpenzimeve në sistemin e kontabilitetit, konsolidimin e llogarive bankare dhe të regjistrit të cash-it, si dhe konsolidimin dhe përgatitjen e raporteve financiare mujore
- Përgatitë raporte mujore dhe raporte tjera financiare sipas kërkesës
- Plotëson detyrat financiare të dhëna sipas Ligjit të Kosovës mbi Parimet e Kontabilitetit, Rregulloren e Brendshme Financiare, si dhe të kritereve të donatorëve;
KRITERET E NEVOJSHME
- Diplomë universitare (BA) në fushën e ekonomisë;
- Së paku 2-3 vjet përvojë pune në kontabilitet
- Njohuri në SNK;
- Aftësi organizative;
- Aftësi të mira kompjuterike;
- Njohuri të gjuhës angleze
- Fleksibilitet në punë;
KRITERET E PREFERUARA
- Të ketë të përfunduar vitin e parë në SCAAK;
- Studime postdiplomike;
- Të posedoj patent shoferin;
Ne ofrojmë
- Realizon të gjitha pagesat duke siguruar që të mos thyhen rregullat e brendshme të organizatës apo ligjore;
- Bën kontrollin e procedurave të prokurimit, kujdeset për mirëvajtjen e procedurave sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi
- Kryen analiza/kontrolle të rregullta të faturave & pagesave
- Monitoron të hyrat dhe shpenzimet në bazë të planifikimit vjetor
- Detyra të tjera shtesë sipas nevojës.
- Një punë interesante;
- Një ambient të këndshëm pune;
- Mundësi për zhvillim profesional
Orët e punës
- 40 orë në javë.
Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni (shkarkohet në webfaqen tone https://soskosova.org/vende-te-lira/ ); Kopje të Diplomave, Certifikatave dhe Referencave te shkruara nga punëdhënës paraprak; Vërtetimin që nuk jeni nën hetime dhe Vërtetimin nga Policia (vetëm për kandidatët që ftohen në intervistën finale).
Dokumentacioni i pakompletuar nuk do te shqyrtohet nga komisioni!
Afati i fundit për dorëzim: 06.10.2025 në ora 24:00, përmes email hr.recruitment@soskosova.org
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: email hr.recruitment@soskosova.org dhe/apo Tel/ Fax: 038 749 887
SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë joqeveritare dhe joprofitabile e zhvillimit social, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga 1999, e përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët nevojtarë dhe përgatitjen e tyre për një jetë të pavarur.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, origjina, përkatësia apo statusi martesor. Ne i përmbahemi të gjitha ligjeve vendore që rregullojnë çështjen e diskriminimit në punë.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë aplikon rregullore që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual), Kodin e Mirësjelljes, ndër të tjera, dhe pret nga punonjësit t'i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një deklaratë me anë të të cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave për mbrojtje të SOS Fshatrave të Fëmijëve. Nënshkrimi i kësaj deklarate bëhet në të njëjtën kohë kur nënshkruhet kontrata, shoqëruar me një orientim lidhur me proceset e brendshme të politikave të aplikueshme.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale. Kandidatët e suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata dhe vërtetimin nga policia që nuk janë nën hetime dhe nuk kanë të kaluar kriminale. Verifikimet tjera përfshijnë kontrollimin e referencave nga punëdhënës paraprak të kandidatëve potencial. Për këtë arsye ju lutem i cekni qartë kontaktet e punëdhënësve paraprak, siç kërkohet në formën e aplikacionit.
