KosovaJob
Shield Recruitment&HR PREMIUM+E re

Ekonomist (Astana, Kazakistan)

Lokacioni Jashtë Vendit Orari Full Time Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet Skadon më 11 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

Shield Recruitment & HR kërkon Ekonomist 1 (një vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punës: Astana, Kazakistan

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Asiston Udhëheqësin e Zyrës së Financave në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve të përditshme financiare të kompanisë.

  • Pranon, kontrollon dhe sistematizon dokumentacionin financiar, situacionet e punimeve të kryera dhe faturat e materialeve nga objektet në ndërtim të kompanisë.

  • Mirëmban korrespondencën dhe koordinon komunikimin ndërmjet Zyrës së Financave, Zyrës së Kontabilitetit, Departamentit të Furnizimit dhe punishteve të kompanisë.

  • Përgatit dhe mirëmban evidencat dhe raportet financiare sipas periudhave dhe kërkesave të eprorëve të kompanisë.

  • Përcjell obligimet financiare, pagesat dhe gjendjen e borxheve ndaj furnitorëve dhe nënkontraktorëve.

  • Asiston në përgatitjen e analizave financiare, pasqyrave të shpenzimeve dhe raporteve mbi kostot e projekteve.

  • Kujdeset për saktësinë, sistemimin dhe arkivimin e dokumentacionit financiar.

  • Ruan konfidencialitetin e të dhënave financiare dhe informacioneve të brendshme të kompanisë.

  • Kryen detyra të tjera në fushën e ekonomisë dhe financave, sipas kërkesave të eprorëve dhe nevojave të kompanisë.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik, preferohet drejtimi Financa, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.

  • Së paku 5 (pesë) vite përvojë pune profesionale në fushën e financave, ekonomisë ose kontabilitetit.

  • Përvoja e punës në kompani të sektorit të ndërtimtarisë.

  • Përvoja në monitorimin financiar të projekteve ndërtimore.

  • Njohja e programeve financiare dhe të kontabilitetit.

  • Përvoja e punës në kompani ndërkombëtare.

  • Njohja e gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar, është e obligueshme.

  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, me theks të veçantë në Microsoft Excel.

  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe administrative.

  • Përgjegjshmëri, motivim, përkushtim dhe vëmendje ndaj detajeve gjatë kryerjes së detyrave të caktuara.

  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me kolegët dhe departamentet e tjera.

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, duke respektuar afatet e përcaktuara.

  • Gatishmëri për të jetuar dhe punuar në Astana, Kazakistan.

Kompania ofron:

  • Pagë konkurruese, në përputhje me kualifikimet dhe përvojën profesionale të kandidatit.

  • Akomodim të siguruar nga kompania.

  • Ushqim të siguruar nga kompania.

  • Transport të siguruar nga kompania.

  • Ambient profesional dhe ndërkombëtar të punës.

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.

  • Bashkëpunim me një ekip profesional dhe me përvojë.

  • Mundësi për angazhim në projekte të rëndësishme ndërtimore.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR  https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 11 Dhjetor 2026 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Afati: 11 dhjetor 2026 · edhe 14 ditë
Apliko tani
Shield Recruitment&HR
Burime Njerëzore
29Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 11/12/26 (14 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Jashtë Vendit