KosovaJob
Të gjithë artikujt
12 Gusht 2022 · 3 min leximi

Si ta shkruani CV-në për punën e parë?

Keni përfunduar studimet dhe jeni gati për punën tuaj të parë. Mirëpo ajo që ju shqetson është se nuk keni CV të përgatitur profesionalisht dhe nuk e dini si ta përpiloni pasi nuk keni përvojë pune që ta përfshini brenda CV-së. Mos u brengoseni, pasi që çdokush ka dilema se si ta përpilojnë CV-në për punën e parë. Ju mund të keni pyetje të llojit si: Çka është një CV? Si ta përpiloj një CV? Si ta përmbledh përvojën time?

Si ta shkruani CV-në për punën e parë?
				 	 

Me disa këshilla se çfarë informata të përfshini dhe disa udhëzime të thjeshta, do të jeni në rrugën tuaj të duhur për të shkruar një CV për punën tuaj të parë.

Çka është një CV?

CV-ja është një dokument që rendit arsimimin, përvojën dhe aftësitë tuaja me një fokus në atë që është e rëndësishme për punën për të cilën po aplikoni. CV-ja juaj është historia juaj unike, një element kryesor në mjetin tuaj të kërkimit të punës dhe një përbërës kryesor i shumicës së aplikacioneve për punë që do të paraqisni.

Nëse përpilohet siç duhet, CV -ja i tregon qartë dhe në mënyrë të përmbledhur një punëdhënësi të ardhshëm se çfarë mund të sillni në një rol dhe kompani të re. Në kërkimin e punës, një CV është zakonisht pika e parë e kontaktit midis jush dhe kompanisë për të cilën dëshironi të punoni.

Çka përfshihet në një CV?

Përderisa çdo CV ka përmbajtje të ndryshme bazuar në përvojën, aftësitë, prejardhjen dhe arsimimin tuaj, shumica e tyre kanë të njëjtat pjesë themelore. Grupimi i informacionit mbi CV-në tuaj në seksione të përcaktuara qartë, e ndihmon lexuesin të gjejë informacionin që u nevojitet për të vlerësuar më mirë potencialin tuaj si kandidat.

Disa nga pjesët themelore për t'ju ndihmuar të organizoni një CV për punën tuaj të parë:

Emri dhe informata kontaktuese

Pjesa e sipërme e çdo CV-je duhet të tregojë qartë emrin tuaj të plotë dhe informacionin më të mirë të kontaktit për rekrutuesin ose menaxherin e punësimit për të kontaktuar me ju, duke përfshirë një adresë emaili dhe numrin e telefonit.

Edukimi

Në një CV, arsimi mund të përfshijë shkollën e mesme, diploma kolegji, çertifikata dhe programe të specializuara që i keni përfunduar. Renditni se cilën shkollë ose program keni ndjekur, fushën e studimit, diplomën që keni marrë ose do të merrni, si dhe vitin që keni përfunduar ose prisni të përfundoni arsimin tuaj. Mos harroni, arsimimi juaj preferohet të renditet duke filluar nga më i larti (atë qëkeni përfunduar së fundi).

Përvoja

Përvoja juaj e kaluar përfshinë pjesën më të madhe të CV-së. Nëse po bëni një CV për punën tuaj të parë "reale", mund të shqetësoheni se çfarë të përfshini. Por punët nuk janë e vetmja gjë që llogaritet si përvojë. Qëllimi i CV-së është të përfshijë përvoja që tregojnë perspektivën tuaj specifike, aftësitë dhe vlerën që do t'i sillni rolit të ri. Prandaj, është rëndësishme të përfshini çdo punë praktike apo punë vullnetare që keni kryer në të kaluarën./AkademiPune

Plotëso edhe kuizin: Testo njohuritë rreth CV-së

SHPALLJE PUNE

Investor Outreach Assistant
Gjithë Kosovën13 ditë
Agjent i Shitjes për HoReCa (Albi Mall)
Prishtinë8 ditë
Salesforce Developer (English Speaking) (Remote)
Gjithë Kosovën2 ditë
Shofer (Voom x Taxi Beki)
Prishtinë5 ditë
Agjent në Terren (Shpërndarës i Mallit)
Prishtinë22 ditë
Asistente e Magazinës
Prishtinë15 ditë