1
PREMIUM PLUS

Komercialist / Sales Representative

Ruaj
SD IT Services
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KOMERCIALIST / SALES REPRESENTATIVE – POS & DIGITAL SOLUTIONS

SD IT Services është një kompani teknologjike që ofron zgjidhje moderne për biznese, përfshirë POS sisteme, online ordering, aplikacione, QR solutions, website, delivery integrations dhe shërbime të tjera digjitale.

Për zgjerimin e ekipit tonë në Kosovë, jemi në kërkim të një Komercialisti / Sales Representative të motivuar, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve.

Përgjegjësitë kryesore

  • Identifikimi dhe kontaktimi i bizneseve potenciale.
  • Vizita në terren dhe takime me pronarë dhe menaxherë biznesesh.
  • Prezantimi dhe demonstrimi i produkteve dhe zgjidhjeve tona POS.
  • Kuptimi i nevojave të klientit dhe rekomandimi i zgjidhjes së përshtatshme.
  • Përgatitja dhe prezantimi i ofertave komerciale.
  • Ndjekja e klientëve potencialë dhe menaxhimi i procesit të shitjes nga kontakti fillestar deri në mbylljen e marrëveshjes.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
  • Arritja e objektivave mujore dhe individuale të shitjeve.
  • Raportimi i aktiviteteve dhe rezultateve të shitjes.
  • Bashkëpunimi me ekipet teknike dhe operative për të siguruar një përvojë të mirë për klientin.

Kërkesat

  • Përvojë në shitje, tele-sales, business development ose pozita të ngjashme është avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
  • Vetëbesim në komunikim me pronarë dhe menaxherë biznesesh.
  • Orientim drejt rezultateve dhe objektivave.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit.
  • Gatishmëri për punë në terren dhe vizita te klientët.
  • Njohuri bazë të teknologjisë dhe produkteve software është avantazh.
  • Patentë shoferi është e preferueshme.
  • Përvoja me POS systems, restaurants, retail, hospitality ose software sales konsiderohet avantazh i madh.

Çfarë ofrojmë?

  • Pagë fikse + komision mbi shitjet
  • Vetura e kompanisë për takime dhe vizita në terren
  • Trajnim i plotë mbi produktet dhe procesin e shitjes
  • Mbështetje të vazhdueshme nga ekipi
  • Mundësi për avancim dhe zhvillim profesional
  • Punë me produkte dhe teknologji moderne
  • Sistem shpërblimi të bazuar në performancë

Për kë është kjo pozitë?

Kjo pozitë është e përshtatshme për dikë që di të komunikojë, ka energji, nuk frikësohet nga kontakti me klientë dhe dëshiron të ndërtojë karrierë në shitje dhe teknologji.

Nuk është e domosdoshme të jesh ekspert i teknologjisë. Ne të trajnojmë për produktet tona. Ajo që kërkojmë është aftësia për të komunikuar, për të krijuar besim dhe për të shitur.

Lokacioni

  • Kosovë

Si të aplikoni

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në:

info@sdit-services.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet