Pozita: Agjent/e i/e Shitjes dhe Përfaqësues/e Mjekësor/e
Përshkrimi i kompanisë
Santefarm Sh.p.k. është kompani farmaceutike me mbi 20 vjet përvojë në importimin, promovimin dhe shpërndarjen e produkteve farmaceutike dhe shëndetësore në Kosovë.
Përshkrimi i rolit
Pozita është përgjegjëse për promovimin dhe shitjen e produkteve, vizitat në terren dhe zhvillimin e marrëdhënieve profesionale me klientët dhe profesionistët shëndetësorë.
Përgjegjësitë
- Prezantimi, promovimi dhe shitja e produkteve;
- Vizita të rregullta te mjekët, farmacistët dhe klientët;
- Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët;
- Realizimi i objektivave mujore të shitjes;
- Monitorimi i tregut dhe përgatitja e raporteve të punës.
Kualifikimet
- Diplomë universitare;
- Studimet në Farmaci ose Mjekësi përbëjnë përparësi;
- Përvoja në shitje dhe përfaqësim, veçanërisht në sektorin farmaceutik, përbën përparësi;
- Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
- Gatishmëri për punë në terren;
- Patentë-shoferi, kategoria B.
