1
PREMIUM PLUS

Kuzhinier, Ndihmës Kuzhinier, Kamarier, Recepsionist

Ruaj
SALT
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZICION VAKANT

SALT Prishtina po zgjerohet dhe kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Ne po kërkojmë për Kuzhinier, Kamarier dhe Recepcioniste ne Restorant SALT Prishtina:

POZICIONI: KUZHINIER

NJESIA: Restorant SALT - Prishtina

PËRGJEGJËSITË:

  • Përgatitja, gatimi dhe prezantimi i pjatave me cilësi të lartë;
  • Ndihmon shefin e kuzhinës në krijimin e artikujve të menusë, recetave dhe zhvillimin e pjatave;
  • Mbikëqyr në mirëmbajtjen e standarteve të sigurisë së kuzhinës dhe ushqimit;
  • Studion çdo recetë dhe mbledh të gjithë përbërësit e nevojshëm;
  • Sigurohet që dëmet dhe humbjet të jenë minimale nga monitorimi i kujdesshem i metodave të pergatitjes së ushqimit;
  • Siguron që higjena të jetë maksimale në kuzhinë;
  • Bashkëpunon me pjesën tjeter të ekipit të kuzhinës për të siguruar ushqim dhe sherbim me cilësi të lartë.

KËRKESAT:

  • Eksperiencë në industrinë e restoranteve, kuzhinës dhe menaxhimit;
  • Aftësi shumë të mira menaxheriale;
  • Aftësi per zgjidhjen e problemeve në mënyrë eficente;
  • Aftësi të mira në menaxhimin e kohës;
  • Të jetë i/e motivuar dhe energjik/e;
  • Etikë profesionale dhe gjithmonë i/e gatshëm.

POZICIONI: KAMARIER  

NJESIA: Restorant SALT - Prishtina

Roli dhe përgjegjësit;

  • Merr porosi per ushqimet dhe pijet nga klientet, duke siguruar saktesi dhe vemendje ndaj detajeve;
  • Jep sugjerime dhe u jep pergjigje pyetjeve rreth menuse;
  • Tregon vemendje dhe pergjegjshmeri ndaj nevojave te klienteve gjate te gjithe pervojes se tyre ne restorant;
  • Pergjegjes per perpunimin e pageses se klienteve ne menyre te sakte dhe efikase;
  • Punon ngushte me stafine e kuzhines per te sigurua qe porosite te pergatiten sakte dhe te dorezohen menjehere;
  • Promovon specialitete ditore ose artikuj te rinj te menuse per kientet;
  • U permbahet rregullave te shendetit dhe sigurise duke mbajtur nje zone pune te paster dhe te organizuar;
  • Trajton ne menyre sa me profesionale ankesat ose problematikat e klienteve, duke u perpjekur te jap nje zgjidhje.

Kualifikimet: 

  • Aftesi te shkelqyera ne komunikim;
  • Aftesi te shkelqyera nderpersonale;
  • Te jete ne gjendje te punoje me ritme te shpejta;
  • Te jete I vemendshem ndaj detajeve.

POZICIONI: RECEPCIONISTE

NJESIA: Restorant SALT - Prishtina

Roli dhe përgjegjësit;

  • Pergjegjese per ofrimin e nje sherbimi te shkelqyer per klientet;
  • Sigurohet qe klientet te kene nje pervoje pozitive qe nga momenti i hyrjes ne restorant deri ne daljen e tyre;
  • Mirepret ngrohtesisht klientet duke i dejtuar ne tavolinen e tyre;
  • Sigurohet qe te gjitha rezervimet e restorantit te menaxhohen me saktesi dhe ne menyre efikase;
  • Pergjegjese per t’iu pergjigjur telefonatave te klienteve per rezervimet, si dhe informacionet qe ata kerkojne;
  • Sherben si ure lidhese ndermjet klientve dhe stafit te restorantit, duke siguruar qe nevojat e mysafireve te plotesohen ne cdo shqetesim apo ankese;
  • Pergjegejes per transkasionet me para ne dore, qe vine nga porosite delivery;
  • Kujdeset per mbajtjen e pjeses se recepsionist sa me paster, te organizuar dhe te pajisur mire me furnizimet e nevojshme, si menu, libra rezervimi, stilolapsa etj;
  • Tregon vemendje dhe pergjegjshmeri ndaj nevojave te klienteve, duke i trajtuar ankesat dhe shqetesimet e tyre ne menyre profesionale;
  • Raporton tek menaxheri i restoranit te gjitha problematikat ne rast nevoje, per te krijuar nje atmosphere positive dhe mikepritese per klientet.

Kualifikimet: 

  • Eksperience e meparshme ne recepsion do te ishte nje plus;
  • Njohja e etikes së restorantit;
  • Njohja me rregulloret e shëndetit dhe sigurisë;
  • Aftësi të demonstrueshme për shërbimin ndaj klientit;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi (përmes telefonit dhe personalisht);
  • Aftësi të forta organizative me aftësi për të monitoruar të gjithë zonën e ngrënies dhe barit;
  • Disponueshmëri për të punuar me turne sipas nevojës;

Nëse dëshironi të jeni pjese e ekipes se SALT Prishtina jeni te mirëpritur të dorëzoni CV-ne tuaj përmes butonit të mëposhtëm ose në E-mail adresërevohospitalitygroup@gmail.com ose mund te shkruani ne Whatsapp ose Viber në nr. e mobilit: +383 49 536 537

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet