HyperActive është lider në industrinë e argëtimit, i përkushtuar për të ofruar përvoja të jashtëzakonshme për klientët tanë. Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve tona, po kërkojmë kandidatë të motivuar dhe energjikë për t’iu bashkuar ekipit tonë në pozitën e mëposhtme:
Jemi në kërkim të një Host që t'i bashkohet ekipit tonë!
Nëse je person komunikues, e organizuar dhe të pëlqen të punosh me njerëz, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty.
Detyrat kryesore:
- Mirëpritja dhe orientimi i mysafirëve.
- Menaxhimi i rezervimeve dhe pritjes.
- Sigurimi i një eksperience të këndshme për çdo vizitor.
- Bashkëpunimi me ekipin për mbarëvajtjen e shërbimit.
Kërkesat:
- Aftësi të mira komunikimi.
- Pamje dhe sjellje profesionale.
- Përgjegjësi dhe korrektësi në punë.
- Përvoja e mëparshme është përparësi, por nuk është e domosdoshme.
HyperActive është një punëdhënës që ofron mundësi të barabarta.
Ne festojmë diversitetin dhe jemi të përkushtuar për të krijuar një ambient gjithëpërfshirës për të gjithë punonjësit.
