Content Creator, Shitës/e në Dyqan, Mirëmbajtëse
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalRUNIS HOME SHPALL KONKURS PUNE
Kompania jonë është në kërkim të kandidatëve energjikë, të përkushtuar dhe me dëshirë për zhvillim profesional për pozitat e mëposhtme:
- Content Creator (Krijues/e përmbajtjeje)
Detyrat kryesore:
- Krijimi dhe publikimi i përmbajtjes kreative për rrjetet sociale (foto, video, tekste, reels, etj.)
- Menaxhimi i planit të ideve dhe të planit të përmbajtjes, si dhe përcjellja e trendeve të reja digjitale
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për krijimin e përmbajtjes
- Bashkëpunimi me personat përgjegjës për sjelljen e ideve të reja për foto, video, tekste, reels dhe përcjelljen e trendeve të përmbajtjes në Facebook, Instagram dhe TikTok
- Të jetë energjik/e dhe reprezentativ/e në sjelljen e trendeve të reja të përmbajtjes, me ndjeshmëri për estetikë dhe stil
- Të propozojë mënyra të reja dhe atraktive për krijimin e përmbajtjes
Kriteret:
- Aftësi të mira komunikuese dhe kreative
- Njohuri në përdorimin e mjeteve si Canva, CapCut ose platformave të tjera për krijimin e përmbajtjes
- Përvoja paraprake është përparësi
- Shitëse në Dyqan
Detyrat kryesore:
- Mikpritja e klientëve dhe ndihma gjatë procesit të blerjes
- Prezantimi i produkteve dhe informimi i klientëve për ofertat
- Raportimi ditor i shitjeve dhe porosive
Kriteret:
- Aftësi të mira komunikuese dhe orientim ndaj klientit
- Përvojë në shitje ose punë me klientë është përparësi
- Aftësi për të bashkëpunuar me ekipin e lokalit
3. Mirëmbajtëse (Pastruese)
Detyrat kryesore:
- Mirëmbajtja ditore e pastërtisë në ambientet e punës (zyra, banjo, korridore, hapësira të përbashkëta)
- Kujdesi për higjienën sipas standardeve të kompanisë
- Informimi i administratës për çdo problem të hasur në pajisje ose hapësira
Kriteret:
- Përgjegjësi dhe korrektësi në punë
- Përvoja paraprake është përparësi
Adresa: FusheKosove(Ngjit me Herta Center)
Email për aplikim: info@runis-home.com
Kontakti: +383 45150160
ose aplikoni përmes butonit të mëposhtëm
Apliko tani dhe bëhu pjesë e një ekipi profesional dhe miqësor!