Praktikant/e në Marketing dhe Zhvillim të Biznesit
KONKURS
KosovaPress hap konkurs për Praktikant/e në Marketing dhe Zhvillim të Biznesit
Kërkojmë persona komunikativë, të motivuar dhe me interes për marketingun, shitjet dhe zhvillimin e bashkëpunimeve me biznese.
Detyrat kryesore:
- Identifikimi dhe hulumtimi i klientëve dhe bizneseve potenciale;
- Kontaktimi i kompanive përmes telefonit, emailit dhe takimeve të drejtpërdrejta;
- Prezantimi i shërbimeve dhe ofertave të marketingut të KosovaPress;
- Organizimi i takimeve dhe vizitave në terren te bizneset;
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët;
- Mbështetje në aktivitetet dhe iniciativat e departamentit të marketingut
Kërkesat:
- Student/e ose i/e diplomuar së fundmi;
- Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe organizimi;
- Gatishmëri për punë në terren dhe bashkëpunim me biznese;
- Vetëbesim, iniciativë dhe gatishmëri për të mësuar;
- Përvoja në marketing ose shitje përbën përparësi, por nuk është e domosdoshme.
Çfarë ofrojmë:
- Përvojë praktike në marketing dhe zhvillim të biznesit;
- Trajnim dhe mentorim profesional;
- Mundësi për zhvillimin e aftësive në komunikim, negocim dhe shitje;
- Ambient dinamik dhe mundësi për zhvillim profesional.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në përmes butonit "Apliko Këtu".