Programi për Praktikë Profesionale - Thirrje për Aplikim
Platforma e njohur dedikuar përgatitjes për tregun e punës ‘AkademiPune” ka filluar pranimin e aplikimeve për programin e ri të praktikës “Përfshirja në treg të punës”. Kjo praktikë do t’ua mundësojë që të mësoni më shumë rreth rëndësisë që ka përgatitja për tregun e punës sot në Kosovë dhe që dijet teorike t’i aplikoni edhe në praktikë.
Çka mundëson programi?
- Çdo muaj të pranohet një (1) praktikant i ri
- Punë praktike në KosovaJob dhe HumanPower
- Punë nëpër departamente të ndryshme të kompanisë sonë
- Njohje më e mirë e tregut të punës
- Pjesëmarrje në intervista të cilat i realizojmë me klientë – përgatitje për intervistat tuaja të ardhshme të punës
- Vizita nëpër kompani të ndryshme (bashkëpunëtore të KosovaJob dhe HumanPower)
- Kandidatët do të marrin përgjegjësi dhe detyra gjatë kohës së praktikës
- Kandidatët do të mësojnë gjërat elementare se si bëhet një prezantim, si shkruhet një email, si shkruhet një letër motivimi, si komunikohet me klientë, si prezantohen shërbimet dhe produktet e kompanisë, çfarë është ambienti i punës, etj.
Përfitimet:
- Kandidatët pranojnë një certifikatë të lëshuar nga AkademiPune
- Kandidatëve ju lëshohet referencë nga AkademiPune
- Kandidatët pajisen me CV profesionale
- Kandidatëve ju paguhet një trajnim i cili i përshtatet profilit të tyre
- Kandidatëve ju mbulohen shpenzimet e transportit dhe ushqimit
Çka kërkohet nga ju?
- Të jeni të motivuar për punë
- Të keni dëshirë të përgatiteni për treg të punës
- Të jeni duke vijuar studimet në njërin nga universitetet publike ose private në Kosovë
- Të jeni të gatshëm të punoni të paktën 4-6 orë brenda një dite pune nga e hëna deri të premten.
Si duhet të aplikoni?
Aplikimi bëhet online, duke klikuar butonin më poshtë:

Numri i kandidatëve që do të pranohen në ciklin e parë: Një (1)
“AkademiPune” është portal në kuadër të platformës së njohur të ndërmjetësimit në punësim “KosovaJob”.