KosovaJob
Princeton School of Prishtina PREMIUM+E re

Koordinator/e i/e Aktiviteteve Shkollore

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim Skadon më 29 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

Princeton School of Prishtina shpall konkurs për pozitën: Koordinator/e i/e Aktiviteteve Shkollore

Princeton School of Prishtina shpall konkurs për pozitën Koordinator/e i/e Aktiviteteve Shkollore, për t'iu bashkuar ekipit tonë në planifikimin, organizimin dhe realizimin e aktiviteteve edukative, kulturore, sportive dhe jashtëkurrikulare.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikimi dhe koordinimi i kalendarit vjetor dhe mujor të aktiviteteve shkollore;
  • Organizimi i aktiviteteve edukative, kulturore, artistike, sportive dhe rekreative;
  • Koordinimi i ngjarjeve shkollore, ceremonive, festivaleve, garave, ekskursioneve dhe vizitave edukative;
  • Bashkëpunimi me mësimdhënësit, drejtuesit e shkollës dhe stafin tjetër për realizimin e aktiviteteve;
  • Koordinimi i klubeve shkollore dhe aktiviteteve jashtëkurrikulare;
  • Zhvillimi i ideve dhe iniciativave të reja për përfshirjen aktive të nxënësve në jetën shkollore;
  • Komunikimi dhe bashkëpunimi me prindërit, institucionet dhe partnerët e jashtëm për organizimin e aktiviteteve;
  • Përgatitja e planeve operative, agjendave dhe materialeve të nevojshme për aktivitetet;
  • Bashkëpunimi me ekipin e komunikimit për promovimin dhe dokumentimin e aktiviteteve shkollore;
  • Monitorimi, vlerësimi dhe raportimi mbi realizimin e aktiviteteve.

Kualifikimet dhe kriteret:

  • Diplomë universitare.
  • Përvojë paraprake në koordinim, administrim ose menaxhim;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Aftësi për planifikim, koordinim dhe menaxhim të disa detyrave njëkohësisht;
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve në situata dinamike;
  • Njohuri të mira të përdorimit të programeve kompjuterike dhe mjeteve digjitale;
  • Përgjegjësi, integritet profesional, diskrecion dhe përkushtim ndaj punës.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë: 
CV-në e përditësuar;
Email për aplikim: info@princetonprishtina.school

apo përmes butonit të mëposhtëm

Afati i aplikimit: E dielle, 08 Tetor
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë

Pozita: Me orar të plotë
Në subjektin e emailit duhet të shënohet: Aplikim – Koordinator/e i/e Kampusit.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të rekrutimit.

Afati: 29 nëntor 2026 · edhe 29 ditë
Apliko tani
Princeton School of Prishtina
Edukim, Shkencë & Hulumtim
19Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 29/11/26 (29 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë