KosovaJob

Thirrje për Zhvillues dhe Ligjërues të Trajnimeve të Shitjes (Direkte dhe në Distancë)

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim Skadon më 3 dhjetor 2026
	 	 

SHPALLJE 

THIRRJE PËR ZHVILLUES DHE LIGJERUES TË TRAJNIMEVE 

TË SHITJES (DIREKTE DHE NË DISTANCË) 

Qendra për Mësim dhe Zhvillim - Prishtinë 

FINCA Kosovë në kuadër të Qendrës për Mësim dhe Zhvillim shpallë konkurs për trajnerë që  posedojnë njohuri në zhvillim të kurrikulave dhe ligjerim në fushën e Shitjes.  

1. Fushat e trajnimit 

Programet e trajnimit synojnë zhvillimin e kompetencave në fushat e mëposhtme: 

  • Teknikat dhe strategjitë efektive të shitjes; 
  • Shitja konsultative dhe identifikimi i nevojave të klientit; 
  • Komunikimi efektiv dhe ndërtimi i marrëdhënieve me klientët; 
  • Negocimi dhe teknikat e mbylljes së shitjes; 
  • Menaxhimi i kundërshtimeve të klientëve; 
  • Cross-selling dhe Up-selling; 
  • Menaxhimi i portofolit të klientëve dhe zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata; 
  • Psikologjia e shitjes dhe ndikimi në vendimmarrjen e klientit; 
  • Menaxhimi i performancës dhe arritja e objektivave të shitjes. 

2. Detyrat dhe përgjegjësitë e trajnerëve: 

Kandidatët e përzgjedhur, varësisht nga ekspertiza dhe nevojat organizative, mund të angazhohen  në: 

Zhvillimin e përmbajtjes së trajnimeve: 

  • Hartimin e strukturës dhe objektivave mësimore; 
  • Përgatitjen e materialeve dhe prezantimeve; 
  • Zhvillimin e ushtrimeve praktike, rasteve studimore dhe simulimeve; 
  • Hartimin e metodave për vlerësimin e njohurive dhe aftësive të fituara. 

Ligjërimin dhe facilitimin e trajnimeve: 

  • Realizimin e sesioneve trajnuese në format fizik ose virtual; 
  • Përdorimin e metodave interaktive dhe praktikave bashkëkohore të mësimdhënies;
  • Facilitimin e diskutimeve, ushtrimeve dhe simulimeve të situatave reale të shitjes;
  • Ofrimin e rekomandimeve për përmirësimin e vazhdueshëm të programeve trajnuese. 

3. Kriteret për aplikim: 

  • Edukimi minimum Bachelor. 
  • Përvojë të dëshmuar profesionale në shitje, zhvillim biznesi ose menaxhim të shitjes (së  paku 3 vite përvojë në fushën relevante); 
  • Përvojë në zhvillimin dhe/ose ligjërimin e trajnimeve profesionale (së paku 3 vite);
  • Njohuri të avancuara mbi teknikat bashkëkohore të shitjes; 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, prezantuese dhe facilituese; 
  • Aftësi për të përshtatur përmbajtjen e trajnimeve sipas nevojave të pjesëmarrësve;
  • Përvojë në sektorin bankar ose financiar (përparësi); 
  • Certifikime relevante në fushën e trajnimit, shitjes ose coaching (përparësi). 
  • Hartimin e metodave për vlerësimin e njohurive dhe aftësive të fituara 

Aplikimi behet permes emailit tonë zyrtar në: learningcenter@fincakosovo.org jo më vonë se 3
Dhjetor 2026.

Aplikimet e paraqitura në forma të tjera nuk do merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur  do të kontaktohen. 

Shënim: Me aplikimin tuaj, ju autorizoni FINCA Kosovën dhe Finca Impact Finance të mbledhin,  verifikojnë dhe përpunojnë të dhënat personale për qëllimin e mundshëm të punësimit në FINCA  Kosovë.

Afati: 3 dhjetor 2026 · edhe 14 ditë
Finca Kosovo
Administratë · Prishtinë
43Ndjekës
7Shpallje aktive
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 03/12/26 (14 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë