
POLAKU GROUP
KËRKON
Po kërkojmë një person të komunikueshëm, të organizuar dhe të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë.
DETYRAT KRYESORE
- Pritja dhe shërbimi i klientëve që vizitojnë zyrën
- Komunikimi me klientët dhe ndjekja e kërkesave të tyre
- Përgatitja dhe ndjekja e ofertave
- Organizimi dhe përditësimi i dosjeve dhe dokumentacionit të klientëve
- Ndjekja e pagesave dhe afateve të tyre
- Dërgimi i faturave te klientët
- Mbështetja e ekipit të shitjes në punët e përditshme
- Përditësimi i të dhënave të klientëve dhe regjistrave të shitjeve
- Pjesëmarrja në udhëtime pune brenda dhe jashtë vendit, sipas nevojës
KUALIFIKIMET
- Njohja e gjuhës angleze ose turke
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi
- Njohuri të programeve MS Office
- Saktësi dhe kujdes në administrimin e dokumenteve dhe ndjekjen e pagesave
- Përgjegjësi dhe aftësi për punë në ekip
- Gatishmëri për udhëtime pune
- Përvoja në shitje ose administratë përbën përparësi
Vendi i punës: Zyra e Polaku Group në Prishtinë, afër rrethit të Ismetit.
Dërgoni CV-në tuaj në: info@polakugroup.com
