KosovaJob
Të gjithë artikujt
18 Qershor 2021 · 2 min leximi

PLATFORMA E PARË E PUNËSIMIT QË MUNDËSON PAGESA ONLINE PËR KONKURSET E PUNËS

E themeluar në vitin 2012, KosovaJob ka arritur që brenda 4 viteve të fundit të jetë platforma më e vizituar dhe më e besuar në Kosovë. Gjatë kësaj kohe KosovaJob ka sjellë projekte të reja si AkademiPune.com dhe Rroga.com si dhe ka përvetësuar platformën e dytë më të vizituar OfertaPune.net.

PLATFORMA E PARË E PUNËSIMIT QË MUNDËSON PAGESA ONLINE PËR KONKURSET E PUNËS
				 	 

Me mbi 1.2 milion vizitorë brenda muajit, dhe me certifikimin nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizime ISO 9001 për cilësi, KosovaJob me shërbimet e saj ka fituar besimin e mbi 1200 klientëve lokal dhe internacional.

KJ Article Pic

Pikërisht për këtë fakt, KosovaJob kësaj rradhe po sjellë edhe diçka të re për klientët e saj duke mundësuar që pagesat e konkurseve të punës të cilat publikohen nga bizneset dhe organizatat e ndryshme të behën online përmes kartelës dhe njëkohësisht duke u bërë platforma e parë e punësimit që mundëson pagesat online. Përveç komunikimit të menjëhershëm me klientë, po kaq e thjeshtë do të jetë edhe çështja e pagesave.

Rruga në mes nesh dhe klientëve do të jetë më e shkurtër se asnjëherë më parë. Me këtë lloj pagese klientet do te kursejne kohen e tyre sepse pagesa dhe transferi do te jene te menjehershme.

Kjo do të jetë një ndihmë e madhe, sidomos për klientët nga vendet e jashtme, sepse do t’i shmangin shpenzimet administrative gjatë pagesave përmes bankës, të cilat i kanë bërë deri më tani.

KosovaJob punon për t’ua lehtësuar procesin e punësimit.

SHPALLJE PUNE

Investor Outreach Assistant
Gjithë Kosovën13 ditë
Agjent i Shitjes për HoReCa (Albi Mall)
Prishtinë8 ditë
Salesforce Developer (English Speaking) (Remote)
Gjithë Kosovën2 ditë
Shofer (Voom x Taxi Beki)
Prishtinë5 ditë
Agjent në Terren (Shpërndarës i Mallit)
Prishtinë22 ditë
Asistente e Magazinës
Prishtinë15 ditë