Asistent/e i/e Logjistikës
DOCMAN SH.P.K.
SHPALLJE PËR VEND PUNE
Asistent/e i/e Logjistikes
DOCMAN SH.P.K., kompani e specializuar në menaxhimin, arkivimin, digjitalizimin dhe asgjësimin konfidencial të dokumenteve, shpall konkurs për pozitën e mëposhtme.Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Asistimi në mbarëvajtjen e aktiviteteve të përditshme të arkivës dhe proceseve operative.
- Pranimi, kontrollimi, klasifikimi, sistemimi dhe etiketimi i pakove dhe dokumenteve.
- Skanimi i barkodeve të pakove dhe regjistrimi i saktë i të dhënave në sistemin e menaxhimit të arkivës.
- Vendosja dhe identifikimi i pakove në lokacionet përkatëse, si dhe përditësimi i evidencave të lëvizjes së tyre.
- Asistimi në përgatitjen e dokumenteve për pranim, transport, dorëzim ose asgjësim sipas procedurave të kompanisë.
- Koordinimi me ekipin operativ dhe logjistik për realizimin në kohë të detyrave.
- Respektimi i standardeve të sigurisë, konfidencialitetit dhe ruajtjes së dokumentacionit.
Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara
- Arsim i mesëm i përfunduar; kualifikimi profesional ose studimet në Logjistikë, Menaxhment apo fusha të përafërta përbëjnë përparësi.
- Përvoja e mëparshme e punës në logjistikë, magazinim, arkivim ose operacione është e preferueshme, por jo kusht i domosdoshëm.
- Aftësi të mira organizative, saktësi në regjistrimin e të dhënave dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit dhe gatishmëri për të punuar me sisteme të skanimit dhe evidencës.
- Aftësi për punë ekipore, përgjegjësi dhe respektim të procedurave dhe afateve.
- Gatishmëri për punë operative në ambientet e arkivës.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: Kaltrina@docman-ks.com