SHPALLJE PËR PUNËSIM
PALMA SH.P.K., në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-078, shpall:
POZITA: ASISTENT/E ADMINISTRATIV/E
Numri i pozitave: 1
Vendi i punës: Gjilan
DETYRAT E PUNËS
- Administrimi dhe sistemimi i dokumentacionit;
- Regjistrimi dhe përpunimi i të dhënave;
- Përgatitja dhe arkivimi i dokumenteve;
- Puna bazë me kompjuter dhe programe të zyrës;
- Komunikimi dhe koordinimi për çështje administrative;
- Kryerja e detyrave të tjera administrative sipas nevojës.
KËRKESAT
- Të jetë person me aftësi të kufizuara, në kuptim të legjislacionit në fuqi;
- Të ketë aftësi për kryerjen e detyrave administrative të pozitës;
- Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit;
- Përvoja në punë administrative përbën përparësi, por nuk është domosdoshmërisht kusht.
- Kompania do të marrë parasysh aftësitë dhe mundësitë individuale të kandidatit dhe, sipas nevojës, do të shqyrtojë përshtatjen e arsyeshme të vendit dhe kushteve të punës.
MËNYRA E APLIKIMIT
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentet përkatëse në:
E-mail: hello@palma-mobilje.com
Telefon: 045468190
Adresa: Rruga e Bujanocit, Gjilan
Afati për aplikim: 21.08.2026
PALMA SH.P.K.
Datë: 14.08.2026