1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

CALL CENTER AGENT

Pozita: Call Center Agent
Numri i pozitave: 1
Lokacioni: Prishtinë 

Përshkrimi i punës:

Call Center Agent do të jetë përgjegjës për komunikim te vazhdueshem me menaxherin e projektit lidhur me shpërndarjen e faturave, verifikimin e të dhënave, pranimin e ankesave dhe ofrimin e informacioneve të sakta dhe profesionale. Përveç kësaj, pozita përfshin koordinimin e vazhdueshëm me operatorët e terrenit për verifikimin e adresave dhe konfirmimin e dorëzimit të faturave, me qëllim që procesi i shpërndarjes të jetë sa më i saktë dhe efikas. Pozita kërkon qartësi në komunikim, orientim ndaj konsumatorit dhe aftësi për të menaxhuar situata të ndryshme me qetësi dhe profesionalizëm.

Detyrat kryesore:

  • Marrja dhe realizimi i telefonatave hyrëse/dalëse sipas kërkesave operative të projektit.
  • Informim të Menaxherit të Projektit për statusin e shpërndarjes së faturave.
  • Evidentimi i ankesave dhe raportimi i tyre në sistemin përkatës.
  • Koordinimi me operatorët e terrenit për verifikim të adresave dhe dorëzimit.
  • Regjistrimi korrekt i të dhënave sipas procedurave të përcaktuara nga klienti.
  • Raportimi i përditshëm i çështjeve operative te supervisori ose menaxheri i projektit.
  • Respektimi rigoroz i standardeve të privatësisë së të dhënave (AIP & GDPR).

Kërkesat:

  • Arsim i mesëm ose i lartë.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe telefonik.
  • Përdorim i mirë i kompjuterit dhe sistemeve bazike Microsoft Office (Excel, Word).
  • Shkathtësi në menaxhimin e situatave të vështira me klientë.
  • Përvojë paraprake në call center është avantazh.
  • Aftësi për të punuar me presion dhe për të respektuar afatet.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes email-it: jobs@paketos.io or through button "Apliko këtu"

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet