KosovaJob
Enerco ULTRAE re

Head of Energy Trading

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Inxhinieri Skadon më 25 nëntor 2026
Apliko tani
	 	 

ENERCO  /  CAREERS

WE ARE HIRING!

  • HEAD OF ENERGY TRADING (Udhëheqës i Tregtimit të Energjisë Elektrike)

PRISHTINË, KOSOVË   |   FULL-TIME   |   SENIOR LEADERSHIP

SHAPE THE FUTURE OF ENERGY TRADING WITH ENERCO

ENERCO, një kompani në zhvillim në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë, po kërkon një profesionist ambicioz, me përvojë dhe vizion strategjik për të udhëhequr aktivitetet e tregtimit të energjisë elektrike dhe menaxhimit të portofolit.

Me një portofol në rritje të klientëve biznesorë dhe ambicie për zgjerim në tregjet rajonale të energjisë, ENERCO ofron mundësinë për të marrë një rol kyç në zhvillimin e një strukture moderne dhe konkurruese të tregtimit.

Ky nuk është thjesht një pozicion pune. Është mundësi për të ndërtuar, udhëhequr dhe zhvilluar një trading desk me ndikim real në suksesin e kompanisë.

YOUR MISSION

Si Head of Energy Trading, do të jeni përgjegjës për strategjinë e blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike, optimizimin e portofolit, menaxhimin e rrezikut dhe drejtimin e ekipit të tregtimit.

KEY RESPONSIBILITIES

  • Udhëheqja dhe zhvillimi i ekipit të tregtimit të energjisë elektrike.
  • Menaxhimi dhe optimizimi i portofolit të furnizimit në tregjet Day-Ahead, Intraday dhe OTC.
  • Hartimi dhe zbatimi i strategjive të blerjes, shitjes dhe hedging.
  • Monitorimi dhe analiza e tregjeve të energjisë elektrike (tregu një-ditë-përpara, brenda-ditës, balancues dhe kontratat dypalëshe).
  • Parashikimi i çmimeve, kërkesës dhe ofertës, si dhe ndërtimi i modeleve për skenarë të ndryshëm tregu.
  • Analiza e kapaciteteve ndërkufitare dhe pjesëmarrja në ankandet e kapaciteteve.
  • Mbikëqyrja e nominimeve, devijimeve dhe proceseve të settlement.
  • Kontrolli i ekspozimit ndaj rrezikut të tregut, kreditit dhe likuiditetit.
  • Monitorimi dhe raportimi ditor i performancës financiare dhe marzhit të portofolit.
  • Zhvillimi i sistemeve analitike, procedurave dhe standardeve profesionale të trading desk.

WHO WE ARE LOOKING FOR

Kërkojmë një profesionist që kombinon ekspertizën teknike, mendimin komercial dhe aftësinë për të udhëhequr.

  • Minimumi 3 vjet përvojë në tregun e energjisë elektrike.
  • Njohuri të avancuara të tregjeve të energjisë në Evropën Juglindore.
  • Përvojë me bursat e energjisë, kontratat bilaterale dhe menaxhimin e rrezikut.
  • Aftësi të forta analitike, vendimmarrëse dhe organizative.
  • Përvojë në drejtimin ose koordinimin e ekipeve operative.
  • Përvojë me platforma tregtimi dhe sisteme raportimi.
  • Njohuri në aplikimin e mjete të tjera analitike.
  • Njohje e modelit të tregut evropian të energjisë në Kosovë dhe Evropen Juglindore.
  • Njohje e legjislacionit për sektorin e energjisë elektrike.
  • Njohuri të mekanizmave të balancimit, menaxhimit të mbingarkesave dhe çmimeve marxhinale.
  • Njohuri mbi energjinë e rinovueshme, PPA-të dhe mekanizmat mbështetës (CfD, ankande)
  • Njohje të mirë të gjuhës angleze.
  • Përparësi: Përvoja me ALPEX, HUPX, JAO, SEE CAO, sistemet e menaxhimit të portofolit, SQL ose Python.

WHY JOIN ENERCO?

  • Leadership & Ownership - Mundësi për të udhëhequr dhe zhvilluar një funksion strategjik të kompanisë.
  • Regional Exposure - Angazhim në tregjet e energjisë në Kosovë dhe rajon.
  • Real Impact - Përfshirje e drejtpërdrejtë në vendimet tregtare dhe financiare.
  • Professional Growth - Mundësi për të zhvilluar sisteme, procese dhe një ekip tregtimi me standarde ndërkombëtare.
  • Competitive Package - Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe përgjegjësitë e pozitës.

READY TO LEAD THE NEXT CHAPTER?

Nëse keni pasion tregjet e energjisë, mendoni në mënyrë strategjike dhe dëshironi të ndërtoni diçka me ndikim, ju ftojmë të bëheni pjesë e ENERCO.

Apply now and help us empower the future of energy.

Dërgoni CV-në tuaj në email adresën: korab.krasniqi@enercopower.com ose përmes butonit të mëposhtem

Afati i aplikimit: 25 nëntor 2026

ENERCO  -  Empowering the Future

Afati: 25 nëntor 2026 · edhe 8 ditë
Apliko tani
Enerco
Inxhinieri
4Ndjekës
1Shpallje aktive
Kategoria Inxhinieri
Skadon 25/11/26 (8 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë