KosovaJob
Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës

Zyrtar/e Ligjor/e

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Ligj & Legjislacion Skadon më 14 nëntor 2026
	 	 

ODA E ARKITEKTËVE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Në mbështetje të Ligjit Punës dhe nenit 17, paragrafit 5, nënparagrafit 5.11 dhe nenit 21 të Ligjit për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, nenit 24, paragrafit 1, nënparagrafit 1.13 dhe nenit 29, paragrafëve 7, 8 dhe 10 të Statutit të Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës për Periudhën e Përkohshme dhe neneve 6, 7, 8 dhe 9 dhe Shtojcës 1 të Rregullores për Organizimin e Brendshëm të Administratës së Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës, të miratuar nga Kuvendi më 24.09.2026, si dhe Vendimit të Bordit Drejtues Nr. 059-BD/2026, me datë: 06.10.2026 Oda e Arkitektëve e Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS

I. QËLLIMI I POZITËS

Zyrtari/ja Ligjor/e ofron mbështetje profesionale dhe juridike për Drejtorin/en Ekzekutiv/e, administratën dhe organet kompetente të OARK-së, duke siguruar që veprimtaria administrative dhe institucionale e Odës të zhvillohet në përputhje me legjislacionin në fuqi, Statutin, rregulloret dhe aktet e tjera të OARK-së.

Pozita ka rol juridik, këshillues, analizues dhe përgatitor, veçanërisht në hartimin dhe shqyrtimin e akteve, dokumenteve, kontratave, procedurave administrative, çështjeve disiplinore, ankesave dhe çështjeve të tjera juridike që lidhen me veprimtarinë e OARK-së.

II. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Zyrtari/ja Ligjor/e:

  1. Ofron mbështetje në hartimin e rregulloreve dhe akteve tjera normative të brendshme të Odës sipas udhëzimeve nga Bordi Drejtues i Odës.
  2. Ofron interpretime ligjore të dispozitave të Ligjit në fuqi, Statutit dhe akteve tjera të Odës, sipas kërkesës së organeve të Odës.
  3. Ofron mbështetje për organet dhe komisionet e Odës në hartimin e vendimeve dhe akteve tjera administrative të këtyre organeve apo komisioneve nëse kërkohet.
  4. Ofron mbështetje në përgatitjen e dokumenteve ligjore për bashkëpunimet e vendosura të Odës, kontratat dhe marrëveshjet tjera me palët e treta.
  5. Përgatit përmbledhje të ligjeve dhe rregullave që ndikojnë në funksionimin e Odës, licencimin e arkitektëve dhe në punët profesionale të tyre.
  6. Në raste të autorizuara, ndihmon drejtpërdrejt anëtarët e Odës në interpretimin e dispozitave që lidhen me licencimin, përgjegjësinë profesionale dhe procedurat disiplinore ndaj anëtarëve të Odës.
  7. Përfaqëson Odën, sipas autorizimit të Drejtorit Ekzekutiv, në takime me ministrinë përkatëse, institucione dhe organizata tjera për çështje që kërkojnë interpretim ligjor ose harmonizim.
  8. Informon organet e Odës për ndryshimet ligjore në fushën e ndërtimit dhe planifikimit hapësinor.
  9. Mban evidencë dhe arkivë të akteve normative, vendimeve dhe dokumenteve juridike të Odës.
  10. Ushtron detyra dhe përgjegjësi tjera në kuadër të pozitës sipas udhëzimeve të Drejtorit Ekzekutiv të Odës.
  11. Për punën e tij/saj, zyrtari/ja i përgjigjet drejtpërdrejtë Drejtorit Ekzekutiv të Odës.

III. KUSHTET E PËRGJITHSHME

Kandidati/ja duhet të:

  • 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • 1.2. të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi;
  • 1.3. të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • 1.4. të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • 1.5. të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, dhe
  • 1.6. të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë nga ndonjë institucion publik apo privat.

IV. KUSHTET E VEÇANTA

Kandidati/ja duhet të ketë:

  1. Diplomë e arsimit të lartë në juridik – niveli Bachelor;
  2. Së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse;
  3. Përvojë përkatëse e punës lidhur me hartimin e rregulloreve dhe/apo rregullave të brendshme të organizatave profesionale.

V. KOMPETENCAT PROFESIONALE DHE PERSONALE

Kandidati/ja duhet të dëshmojë:

  • aftësi të larta analitike dhe juridike;
  • saktësi dhe vëmendje në interpretimin e dispozitave ligjore;
  • aftësi për hartim profesional të dokumenteve juridike;
  • aftësi për hulumtim dhe argumentim juridik;
  • përgjegjësi dhe integritet profesional;
  • paanshmëri në trajtimin e çështjeve;
  • aftësi për organizimin dhe respektimin e afateve;
  • aftësi të mira komunikuese;
  • aftësi për punë individuale dhe ekipore;
  • aftësi për trajtimin e çështjeve komplekse;
  • ruajtje të konfidencialitetit dhe të të dhënave të mbrojtura;
  • njohja e gjuhës angleze përparësi.

VI. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM

Kandidati/ja duhet të dorëzojë:

  • CV-në, e cila duhet të përmbajë të dhëna të plota dhe të qarta lidhur me arsimin dhe përvojën profesionale;
  • Diplomën e Fakultetit Juridik. Në rast se diploma është fituar jashtë Republikës së Kosovës, duhet të bashkëngjitet edhe dëshmia për njohjen/nostrifikimin e diplomës, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Dëshmi për përvojën e punës, të lëshuar nga punëdhënësi/ët përkatës, ku përcaktohen pozita e punës, periudha e angazhimit dhe kohëzgjatja e përvojës;
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale, nëse posedon;
  • Letër motivimi;
  • Kopje të letërnjoftimit ose pasaportës;
  • Vërtetim/Certifikatë nga Gjykata kompetente se kandidati/ja nuk është i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
  • Deklaratën nën betim, sipas kërkesës/formularit të bashkëngjitur këtij konkursi.

Dokumentacioni duhet të jetë i qartë, i lexueshëm dhe i kompletuar.

Shkarko Deklaratën nën betim

Shkarko Formularin e aplikimit

Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen në kohë dhe në mënyrën e përcaktuar nga OARK.

VII. BARAZIA DHE MOSDISKRIMINIMI

OARK garanton proces të drejtë dhe transparent të përzgjedhjes dhe respekton parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit mbi çfarëdo baze të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, si dhe personat me aftësi të kufizuara, gëzojnë të drejtën për përfaqësim proporcional, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

VIII. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet përmes postës elektronike në adresën zyrtare të OARK-së:

Email: konkursi@oark-ks.org

Në subjektin e emailit duhet të shënohet:

“Aplikim për pozitën – Zyrtar/e Ligjor/e”

Afati i aplikimit: 30.10.2026 – 14.11.2026.

Aplikacionet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të pranohen.

Aplikacionet e pakompletuara ose që nuk dëshmojnë përmbushjen e kushteve të përcaktuara me këtë konkurs nuk do të merren në shqyrtim.

Vetëm kandidatët që përmbushin kushtet e konkursit dhe përzgjidhen për fazën e mëtejshme do të kontaktohen.

OARK rezervon të drejtën të verifikojë autenticitetin e dokumenteve dhe të dhënave të paraqitura nga kandidatët, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Oda e Arkitektëve e Republikës së Kosovës (OARK)                                                      Prishtinë, 30.10.2026

Afati: 14 nëntor 2026 · edhe 5 ditë
Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës
Arkitekturë
1Ndjekës
2Shpallje aktive
Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 14/11/26 (5 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë