Konkurs pune
Kompania “OCM International” hap konkurs për pozitë të lirë:
“Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës”
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:
- Koordinon dhe organizon operacionet e qendrave tregtare, përfshirë menaxhimin e llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme të kompanive kliente, faturimin, përpunimin e faturave të furnitorëve, pagesat dhe koordinimin me Zyrën e Financave të Oxa Group dhe kontabilistët/këshilltarët e jashtëm.
- Menaxhon aspektet administrative, financiare dhe të qirave të qendrave tregtare nën menaxhimin e OCM, duke raportuar drejtpërdrejt te CEO dhe duke mbikëqyrur funksionimin efektiv të aktiviteteve përkatëse.
- Udhëheq dhe mbikëqyr stafin e departamentit në selinë qendrore (HQ), në lokacione të tjera dhe në zyrat e menaxhimit të qendrave tregtare, duke qenë i/e gatshëm/me për të vizituar dhe punuar në lokacione të ndryshme sipas nevojave operative.
- Menaxhon marrëdhëniet me qiramarrësit, përfshirë komunikimin për detyrimet e papaguara, arkëtimin e borxheve, përgatitjen dhe rinovimin e kontratave të qirasë, si dhe bashkëpunimin me ekipet ligjore kur është e nevojshme.
- Monitoron aktivitetet e menaxhimit të qirave, përgatit dhe mbështet përgatitjen e buxheteve dhe raporteve përkatëse, si dhe monitoron aspektet financiare, administrative dhe të qirave të projekteve aktuale dhe të ardhshme.
- Koordinon obligimet tatimore dhe dokumentacionin kontabël të kompanive kliente dhe OCM, në bashkëpunim me kontabilistët e brendshëm, të jashtëm dhe kontabilistin tatimor, si dhe administron proceset financiare dhe rakordimin me Zyrën e Financave të Oxa Group.
- Koordinon dhe mbështet hapjen e qendrave të reja tregtare dhe funksionalizimin e zyrave të reja, në bashkëpunim me CEO-n dhe menaxherët e tjerë të departamenteve, duke siguruar përmbushjen e kërkesave administrative dhe operative.
- Menaxhon agjendën e CEO-s dhe ofron mbështetje administrative për çështjet që lidhen me të, përfshirë automjetet, akomodimin, sigurimin, korrespondencën, transfertat bankare dhe çështje të tjera administrative
Kushtet për aplikim:
- Diplomë universitare në Financa, Kontabilitet, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme, me minimum 3 vite përvojë pune relevante në financë, kontabilitet, administrim ose menaxhim të qirave.
- Përvojë në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e stafit, me aftësi të dëshmuara udhëheqëse, organizative dhe në menaxhimin e njëkohshëm të detyrave financiare, administrative dhe operative.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, ndërpersonale dhe analitike, me fokus në menaxhimin e marrëdhënieve me qiramarrës, partnerë dhe palë të tjera, si dhe në zgjidhjen e problemeve.
- Njohuri të avancuara në Microsoft Office, veçanërisht Excel; njohja e programeve financiare përbën përparësi.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze, në të folur dhe në të shkruar (obligative).
- Gatishmëri për të udhëtuar dhe punuar në lokacione të ndryshme sipas nevojës, si dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të marrë përgjegjësi dhe për të bashkëpunuar efektivisht me CEO n dhe menaxherët e departamenteve të tjera.
Si të aplikoni:
Personat e interesuar për të aplikuar duhet të dërgojnë CV-në dhe referencat nëse kanë, në adresën elektronike: hr@ocm-int.com, me titull në subjekt: Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës.