1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs Pune 

Kompania “OCM International” hap konkurs për për pozitë të lirë: 

Technical Facility Officer” 

Lokacioni: Prishtinë 

Detyrat dhe Përgjegjësitë: 

  • Kujdeset për të gjitha aktivitetet e menaxhimit të objekteve, përfshirë mbikëqyrjen e pastrimit,  mirëmbajtjes, sigurisë dhe kontrollin e të gjitha sistemeve teknologjike në zonat e përbashkëta dhe  private. 
  • Kujdeset për aktivitetin e pilotimit: menaxhimin teknik dhe administrativ të hapjes së aktiviteteve  të reja brenda qendrës ose në ndonjë strukturë tregtare në portfolion e kompanisë OCM. Bën menaxhimin e aktiviteteve të punës së pronarit dhe atyre të qiramarrësve, nga prezantimi i  projektit deri te hapja për publikun. 
  • Harton raporte të dorëzimit, hapjes dhe kthimit të lokaleve të biznesit. 
  • Bën verifikimin dhe miratimin e projekteve ekzekutive. 
  • Bën hartimin dhe ndryshimin e planeve dhe projekteve lidhur me zonat e zakonshme dhe private  të projekteve të ndryshme komerciale të pasurive të patundshme. 
  • Kryen inspektimet në vendet e ndërtimit dhe në përgjithësi në të gjitha projektet që përcillen nga  kompania. 
  • Asiston në të gjitha aktivitetet ku përfshihen qiramarrësit dhe sigurohet që të gjithë qiramarrësit të  respektojnë rregulloren e qendrës. 

Kualifikimet dhe Përvoja: 

  • Diplomë universitare në Inxhinieri (Inxhinieri Ndërtimi, Elektroteknikë, Mekanike ose fusha të  ngjashme). 
  • Përvojë e mëparshme në facility management, menaxhim teknik objektesh ose projekte ndërtimi.  Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese. 
  • Njohuri të mira të rregulloreve të sigurisë dhe standardeve teknike.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me palë të ndryshme (qiramarrës, kontraktorë, staf i  brendshëm). 
  • Njohuri shumë të mira të përdorimit të MS Office. 

Si të aplikoni: 

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike:  hr@oxa-group.com, me titull në subjekt:“Technical Facility Officer” 

Afati fundit për aplikim është data 07.07.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet