Konkurs pune
Kompania “OCM International” hap konkurs për për pozitë të lirë:
- “Operations & Safety Supervisor”
Lokacioni: Ferizaj
Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:
- Koordinon dhe organizon operacionet e qendrave tregtare, përfshirë menaxhimin dhe mbikëqyrjen e stafit të sigurisë, përzgjedhjen, trajnimin dhe drejtimin e tyre.
- Vlerëson rreziqet e mundshme dhe rekomandon masa për reduktimin e tyre, si dhe analizon raportet e incidenteve për të propozuar përmirësime.
- Bashkëpunon me organet zyrtare shtetërore (policia, zjarrfikësit) për të siguruar standardet e sigurisë në qendër.
- Përgjigjet ndaj emergjencave dhe raporton mbi to, duke përfshirë aksidentet, incidentet me substanca të dëmshme, zjarre dhe rreziqe të tjera.
- Menaxhon dhe përzgjedh shërbimet e jashtme për mirëmbajtje, pastrim, riparime dhe siguri fizike.
- Ruan marrëdhënie të mira me qiramarrësit dhe raporton rregullisht mbi gjendjen dhe përmirësimet operacionale.
- Krijon dhe zbaton objektiva strategjikë dhe operacionalë për përmirësimin e shërbimeve dhe proceseve të kompanisë, në përputhje me ligjin.
- Mbikëqyr të gjitha shërbimet dhe punimet në qendrën tregtare, përfshirë pastrimin, dezinfektimin, mirëmbajtjen e gjelbërimit dhe impianteve.
- Përgjegjës për përdorimin e softuerit operativ "Service Desk" për menaxhimin e aktiviteteve të qendrës tregtare.
- Merret me menaxhimin e drejtpërdrejtë të personelit të shërbimit të sigurisë: përzgjedhjen, trajnimin dhe menaxhimin e personelit;
Kushtet për aplikim:
- Të ketë të kryer nivelin bachelor në fusha relevante;
- Të ketë përvojë pune me furnitorë dhe kontraktorë të jashtëm;
- Të ketë përvojë pune në inspektimin dhe monitorimin e shëndetit dhe sigurisë në punë;
- Të ketë aftësi menaxheriale të delegimit të punëve dhe zgjidhje të problemeve ditore;
- Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës, përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
- Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, së paku nivelin B1 (është obligative);
- Përparësi përbën përvoja e mëparshme pune në Polici, Ushtri apo struktura të ngjashme;
- I aftë të përdor paketën Microsoft Office;
- Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë.
Si të aplikoni:
Personat e interesuar për të aplikuar duhet të dërgojnë CV-në dhe referencat nëse kanë, në adresën elektronike: hr@oxa-group.com, me titull në subjekt: Operations & Safety Supervisor