KosovaJob
CACTTUS Education

Intern / Praktikant/e në Shitje

Lokacioni Prishtinë Orari Full Time Kategoria Retail dhe Distribuim Skadon më 9 nëntor 2026
	 	 

KONKURS PUNE

Intern / Praktikant/e në Shitje
Lokacioni   Cacttus Education, Prishtine
Kontrata      6 muaj (me mundësi vazhdimi / punësimi)
Periudha e Aplikimit  12.10.2026 – 12.11.2026

CACTTUS Education shpall konkurs për pozitën Intern / Praktikant/e në Shitje, duke ofruar mundësi për zhvillim profesional dhe përvojë praktike në fushën e shitjes dhe marrëdhënieve me klientët.

Praktikanti/ja do të mbështesë ekipin në identifikimin dhe komunikimin me klientët potencialë, promovimin e programeve edukative dhe trajnimeve profesionale, si dhe realizimin e aktiviteteve të shitjes.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Mbështet ekipin e shitjes në identifikimin dhe gjenerimin e klientëve dhe lead-eve të rinj;
  • Komunikimi me kandidatët dhe klientët potencialë për t’i informuar mbi programet, trajnimet dhe mundësitë e regjistrimit.
  • Përcjellja e interesimit dhe kërkesave përmes telefonit, emailit dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
  • Mbështet prezantimin e programeve dhe ofertave për individë, shkolla, kompani, institucione dhe organizata;
  • Merr pjesë në vizita, prezantime, takime me klientë, panaire dhe aktivitete promovuese;
  • Mbledh, regjistron dhe përditëson kontaktet, aktivitetet dhe statusin e klientëve potencialë në CRM dhe sistemet e institucionit;
  • Mbështet përgatitjen e ofertave, prezantimeve dhe materialeve informuese;
  • Bashkëpunon me ekipet e marketingut dhe departamenteve përkatëse për trajtimin e kërkesave dhe mbështetjen e procesit të regjistrimit;
  • Mbështet realizimin e objektivave të shitjes dhe regjistrimeve dhe përgatit raporte të shkurtra mbi aktivitetet dhe rezultatet;
  • Kryen detyra të tjera të lidhura me shitjen dhe aktivitetet promovuese, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit.

KUALIFIKIMET DHE KRITERET

  • Student/e ose i/e sapodiplomuar në Marketing, Menaxhim, Ekonomi, Administrim Biznesi, Komunikim ose fusha të ngjashme;
  • Interes për zhvillim profesional në shitje, marketing, zhvillim biznesi ose marrëdhënie me klientët;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Aftësi për komunikim profesional përmes telefonit, email-it dhe takimeve direkte;
  • Qasje proaktive dhe gatishmëri për të mësuar;
  • Orientim drejt rezultateve dhe përgjegjshmëri në realizimin e detyrave;
  • Aftësi të mira organizative dhe për menaxhimin e kohës dhe prioriteteve;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë individuale dhe në ekip;
  • Gatishmëri për vizita në terren dhe pjesëmarrje në aktivitete promovuese;
  • Njohja ose përvoja me CRM dhe mjete të tjera digjitale të shitjes konsiderohet përparësi;

MËNYRA E APLIKIMIT

Dërgoni CV-në dhe letrën motivuese në jobs@cacttus.education, me subjekt “Aplikim – Intern / Praktikant/e në Shitje”.

Afati i aplikimit: 12.11.2026. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Afati: 9 nëntor 2026 · edhe 6 ditë
CACTTUS Education
Edukim, Shkencë & Hulumtim
21Ndjekës
5Shpallje aktive
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 09/11/26 (6 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë