1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall:

KONKURS PUBLIK

për zgjedhjen e kandidatëve për vendin e punës:

  • Bankier Universal në Filialin 1001 në Prishtinë (dy vende pune)
  • Këshilltar për Shërbime Bankare në Ekspoziturën “Bregu i Diellit” në Prishtinë (një vend pune, për kohë të caktuar; zëvendësim)

BANKIER UNIVERSAL

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Financave, Kontabilitetit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
  • Së paku 1 vit përvojë pune në bankë ose institucione të tjera financiare;
  • Aftësi në shitje dhe përvojë në administrimin e parave;
  • Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Promovon në mënyrë proaktive produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare më komplekse të Bankës. 
  • Ofron këshillim financiar dhe mbështetje profesionale për klientët. 
  • Kryen operacione bankare në përputhje me procedurat e brendshme dhe autorizimet përkatëse. 
  • Këshillon klientët dhe realizon transaksione bankare dhe financiare në kuadër të kompetencave përkatëse. 
  • Monitoron portofolin e klientëve nën kujdestari (custody).
  • Siguron nivel të lartë të shërbimit dhe kujdesit ndaj klientit. 
  • Mirëmban marrëdhënie me klientët ekzistues dhe angazhohet në identifikimin dhe tërheqjen e klientëve të rinj. 
  • Ndjek zhvillimet në treg dhe trendet relevante në sektorin bankar dhe financiar. 
  • Përgatit propozime dhe rekomandime për vendimmarrje sipas nevojës. 
  • Kryen transaksione pagesash në arkë në përputhje me procedurat e Bankës. 
  • Monitoron detyrimet e papaguara dhe vonesat në pagesa të klientëve dhe ndërmerr veprimet e nevojshme sipas procedurave. 
  • Trajton dhe zgjidh ankesat më komplekse të klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase. 
  • Jep propozime për përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve bankare dhe kontribuon në zbatimin e tyre. 
  • Merr pjesë aktive në projekte ekipore dhe grupe pune.

KËSHILLTAR PËR SHËRBIME BANKARE

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Financave, Kontabilitetit, Administrimit të Biznesit ose fushë të ngjashme;
  • Preferohet së paku 1 vit përvojë pune në bankë ose institucione të tjera financiare;
  • Aftësi në shitje dhe përvojë në administrimin e parave;
  • Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Njohuri të gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Promovon në mënyrë proaktive produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare të Bankës. 
  • Kryen operacione bankare në përputhje me procedurat e brendshme dhe autorizimet përkatëse. 
  • Ofron këshillim bazik dhe mbështetje për klientët lidhur me produktet dhe shërbimet bankare. 
  • Kryen transaksione pagesash në arkë në përputhje me procedurat e Bankës. 
  • Monitoron aktivitetet dhe operacionet bankare të klientëve në kuadër të përgjegjësive përkatëse.
  • Vepron me orientim të vazhdueshëm drejt klientit dhe cilësisë së shërbimit.
  • Mirëmban marrëdhënie me klientët ekzistues dhe kontribuon në identifikimin dhe tërheqjen e klientëve të rinj. 
  • Përgatit propozime dhe rekomandime për vendimmarrje sipas nevojës. 
  • Monitoron arkëtimet e vonuara dhe detyrimet e papaguara të klientëve.
  • Ndjek zhvillimet në treg dhe ndryshimet relevante në sektorin bankar dhe financiar. 
  • Trajton dhe zgjidh ankesat e klientëve në përputhje me procedurat dhe standardet e Bankës. 
  • Propozon dhe/ose zbaton përmirësime në proceset dhe shërbimet bankare.
  • Merr pjesë aktive në projekte ekipore dhe grupe pune.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://www.nlb-kos.com/sq/per-banken/konkurs-per-pune, deri më 11 shtator 2026. Me rastin e plotësimit të aplikacionit, duhet të bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara sipas këtij konkursi, do të ftohen në procesin e përzgjedhjes.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet