Nëse po kërkoni një vend të mirë të punës ku puna juaj shpërblehet dhe punëdhënësi ju vlerëson, Teleperformanca është adresa ideale.
Për të nisur një vit me punë stabile e shumë përfitime, çfarë ju duhet është t’i përgjigjeni thirrjes së liderit global Teleperformanca për zgjerim të ekipit. Mundësi të shumta të projekteve të ndryshme ku mund të gjeni veten janë pjesë e një prej kompanive më të kërkuara për të zhvilluar karrierë, nga punë-kërkuesit gjermano-folës në Kosovë.
DAZN - Projekt i ri me mundësi të reja
Risia e parë nga Teleperformanca për vitin 2023 është DAZN – platforma globale e njohur e sportit që është një ndër kompanitë më të mëdha në këtë fushë në Gjermani. Për të punësuarit në këtë projekt një pjesë e madhe e punës është e fokusuar në komunikim me shkrim. Për këtë projekt do të rekrutohet vetem nga Prishtina (dhe rrethina) dhe të cilët janë të interesuar të punojnë nga Teleperformanca në Prishtinë.
Nëse e zotëroni gjuhën gjermane, në kuadër të Teleperformancës nga 2023 ofrohet pagë fikse katërshifrore për projekte të caktuara ne Inbound (pranim të thirrjeve për shërbim te klientit) si dhe me mundësi përfitimi nga bonuset.
Çfarë mund të përfitoni nga punësimi në Teleperformance?

Dita e Dyerve të Hapura është një ngjarje e cila mbledh të gjithë punë-kërkuesit gjermano-folës. Të gjithë ata persona të cilët njohin gjuhën gjermane, në këto ditë mund të paraqitën vetë tek objekti i Teleperformancës në Prishtinë, pa pasur nevojë të aplikojnë paraprakisht për pozitat e punës.
Në ditët e dyerve të hapura, kandidatët intervistohen aty për aty dhe nëse tregohen të suksesshëm do të pranojnë menjëherë ofertat/kontratat e punës. Kjo ngjarje organizohet me qëllim që të lehtësojë mundësitë e punësimit për të gjithë gjermano-folësit në Kosovë.
Të gjithë personat pa dallim gjinie, race, nacionaliteti, të cilët mendojnë se e njohin mjaftueshëm gjuhën gjermane (nivelin B2 apo më i avancuar) mund të paraqiten te paneli i rekrutimit në objektin e Teleperformances dhe në vendet e lartcekura në Pejë, Gjilan dhe Mitrovicë.
Kjo mënyrë e rekrutimit nëpërmjet Ditëve të Dyerve te Hapura ka rezultuar e suksesshme për vite me radhë. Vlen të theksohet se në Ditët e Dyerve të Hapura janë punësuar mijëra kandidatë të cilët vazhdojnë te jenë pjesë e ekipit të Teleperformancës.
Teleperformanca është kompania më e madhe botërore për shërbime ndaj klientëve. Për më shumë se 40 vite, kjo kompani vazhdon të jetë lider botëror në ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve dhe për momentin është e pranishme në 86 vende të botës duke punësuar mbi 480 mijë punëtorë.
Teleperformance në Kosovë është e pranishme në Prishtinë qe prej majit të vitit 2017 si degë e Teleperformance Gjermani dhe ka arritur të marrë certifikimin “Great Place to Work” që konsiderohet si një nga standardet më të larta që mund ta arrijë një kompani për kulturë të shkëlqyer të punës. Çdo vit, më shumë se 10,000 organizata në më shumë se 60 vende anembanë botës aplikojnë për të marrë një certifikim si “Great Place to Work”