1
PREMIUM PLUS

Agjent/e i/e Shitjes (Sales Agent)

Ruaj
Nexus Logistics
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Po zgjerojmë ekipin tonë! 

Nëse je një person ambicioz, komunikues dhe i apasionuar pas shitjes, bashkohu me NEXUS Logistics dhe ndërto karrierën tënde në industrinë ndërkombëtare të transportit të mallërave dhe logjistikës.

NEXUS Logistics shpall konkurs për pozitën: Agjent/e i/e Shitjes (Sales Agent)

Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Orari: Me kohë të plotë

Rreth NEXUS Logistics

NEXUS Logistics është kompani e specializuar në transportin dhe logjistikën ndërkombëtare te mallerave, duke ofruar zgjidhje profesionale për:

  • Transport Rrugor 
  • Transport Ajror
  • Transport Detar 
  • Transport Hekurudhor
  • Magazinim dhe Fulfillment
  • Zgjidhje të personalizuara logistike për biznese në Kosovë, Shqipëri dhe tregjet ndërkombëtare.

Ne po rritemi dhe po zgjerojmë aktiviteteve tona, prandaj jemi në kërkim të disa personave energjik dhe ambicioz për pozitën Agjent/e i/e Shitjes.

Përgjegjësitë kryesore

  • Identifikimi dhe kontaktimi i klientëve të rinj potencialë.
  • Prezantimi profesional i shërbimeve të NEXUS Logistics.
  • Përgatitja dhe negocimi i ofertave komerciale.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
  • Vizita të rregullta tek klientët ekzistues dhe potencialë.
  • Bashkëpunimi me ekipin operativ për realizimin e shërbimeve.
  • Arritja e objektivave mujore dhe vjetore të shitjes.
  • Përditësimi i të dhënave të klientëve dhe raportimi i aktiviteteve të shitjes.

Kualifikimet e kërkuara

  • Minimum 1–2 vite përvojë në shitje (përvoja në logjistikë, transport ose freight forwarding konsiderohet avantazh).
  • Trajnim profesional ne negocim dhe shitje (konsiderohet avantazh)
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese.
  • Orientim të lartë drejt rezultateve dhe klientit.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze 
  • Patentë shoferi – Kategoria B.
  • Integritet, përgjegjësi dhe aftësi për të punuar në ekip.

Ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese.
  • Bonus bazuar në performancën dhe realizimin e objektivave.
  • Trajnime profesionale dhe mundësi zhvillimi në industrinë e logjistikës.
  • Ambient modern dhe dinamik pune.
  • Mundësi reale për avancim në karrierë.
  • Bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë dhe rrjet global të logjistikës.

Si të aplikoni?

Të interesuarit mund të dërgojnë permes e-mail adreses:

  • CV-në e tyre
  • Një letër të shkurtër motivimi (opsionale)

artan.metaj@nexuslog.net

Afati për aplikim: 15.07.2026

Vetëm kandidatët që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet