Agjent Doganor
Shpallje Konkursi: Agjent Doganor
Kompania: Neptun Kosova
Vendi i punës: Prishtinë, KosovëNeptun Kosova kërkon një Agjent Doganor për ekipin e logjistikës, pozita raporton te Menaxheri i Shpedicionit.
Detyrat kryesore
- Përgatit dokumentacionin për zhdoganim dhe llogarit detyrimet doganore e tatimore sipas legjislacionit të Kosovës.
- Siguron përputhshmërinë e listave të mallrave dhe faturave me dokumentet doganore.
- Përcakton saktë destinacionin e mallrave sipas udhëzimeve të logjistikës dhe magazinës.
- Merr parasysh mënyrën e transportit, sigurimin dhe Incoterms gjatë përgatitjes së dokumenteve.
- Përfaqëson kompaninë para Doganës, raporton sipas kërkesave dhe ndjek ndryshimet ligjore e tarifore.
- Kryen ose organizon pagesën e taksave dhe tatimeve, me autorizim të kompanisë.
- Komunikon rregullisht me përgjegjësin e logjistikës dhe raporton te Menaxheri i Shpedicionit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare Bachelor: Dogane dhe Shpecidion, Komunikacion dhe Transport, Ekonomi ose Fusha te ngjashme.
- Të paktën 1 vjet përvojë në zhdoganim ose shpedicion.
- Njohje e mirë e legjislacionit doganor e tatimor të Kosovës dhe e Incoterms.
- Njohje e gjuhës shqipe dhe angleze; MS Office, veçanërisht Excel.
- Saktësi, përgjegjshmëri dhe punë në ekip.
Çfarë ofrojmë
- Orar pune 5 ditë në javë, nga e hëna deri të premten,
- Pagë konkurruese,
- Bonus sipas performancës,
- Sigurim shëndetësor,
- Transport i paguar.
Si të aplikoni
Dërgoni CV-në dhe letrën motivuese në Hr@neptun-ks.com ose ne butonin e meposhtem me subjektin “Aplikim – Agjent Doganor”,
Afati i aplikimit: 3.12.2026