Ekspert/e i/e Rrjeteve Sociale
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalKONKURS PUNE
Pozita: Ekspert/e i/e Rrjeteve Sociale
Kompania: Natura Therapy
Natura Therapy shpall konkurs për pozitën Ekspert/e i/e Rrjeteve Sociale me kohë të plotë.
Afati i aplikimit:
12 Gusht 2025 – 12 Shtator 2025
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi ditor i llogarive në Instagram, Facebook, TikTok dhe platforma të tjera sociale.
- Krijimi dhe postimi i materialeve promovuese dhe informuese sipas kalendarit të përmbajtjes.
- Hartimi i teksteve kreative dhe ideve për postime, reels dhe story.
- Ndjekja e performancës së postimeve dhe raportimi i rezultateve.
- Përshtatja e trendeve të rrjeteve sociale me brendin.
- Bashkëpunimi me ekipin e dizajnit dhe marketingut për përmbajtje vizuale dhe fushata.
Kërkesat:
- Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e rrjeteve sociale për brende ose biznese.
- Aftësi për të krijuar përmbajtje kreative dhe tërheqëse.
- Njohuri në përdorimin e aplikacioneve për publikim, analizë dhe menaxhim të rrjeteve sociale.
- Njohuri të avancuara në Google Ads, Meta Business Suite dhe platformat e tjera për sponsorizime në Facebook dhe Instagram.
- Aftësi komunikuese dhe organizative.
- Shkathtësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet kohore.
Aplikoni duke dërguar CV-në dhe portofolin e punëve (nëse keni) në:
Natura.kss@gmail.com