Drejtor/e i/e Operacioneve dhe TI-së
Pozita: Drejtor/e i/e Operacioneve dhe TI-së
Rreth nesh:
Moneta është institucion financiar jobankar (IFJB) me seli në Prishtinë dhe një nga kompanitë lidere në Kosovë në fushën e shërbimeve financiare. E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe partnere e autorizuar e MoneyGram International, Moneta ofron shërbime të transferit të parave dhe të pagesave përmes rrjetit të saj të agjentëve anembanë Kosovës.
Rreth pozitës:
Ky rol mbulon udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e proceseve operative dhe të funksionit të TI-së. Ky rol raporton te Drejtorit Menaxhues.Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhon dhe udhëheq stafin e Operacioneve dhe TI-së: cakton detyrat, monitoron performancën dhe mbështet zhvillimin profesional të ekipit.
- Menaxhon dhe koordinon proceset ditore të Operacioneve dhe TI-së, monitoron performancën operative dhe propozon masa për rritjen e produktivitetit dhe të efikasitetit.
- Analizon, optimizon dhe standardizon proceset e brendshme përmes procedurave dhe kontrolleve të përcaktuara.
- Identifikon mundësitë për digjitalizimin dhe automatizimin e proceseve.
- Mbikëqyr sistemet dhe aplikacionet teknologjike, si dhe koordinon përmirësimet dhe integrimet e tyre.
- Identifikon dhe adreson problemet teknike që ndikojnë në vazhdimësinë e operacioneve.
- Mbikëqyr testimin, dokumentimin dhe implementimin e kontrolluar të ndryshimeve në sisteme.
- Identifikon dhe monitoron rreziqet që lidhen me proceset dhe sistemet operative.
- Monitoron cilësinë e shërbimeve dhe respektimin e procedurave dhe standardeve të kompanisë.
- Analizon incidentet operative dhe përcakton masat korrigjuese dhe parandaluese.
- Përgatit raporte dhe analiza periodike për menaxhmentin.
- Bashkëpunon me departamentet përkatëse për përmirësimin e proceseve dhe implementimin e zgjidhjeve teknologjike.
- Promovon kulturën e menaxhimit të rrezikut dhe të përmirësimit të vazhdueshëm në organizatë.
- Harton dhe implementon strategjitë dhe politikat e menaxhimit të rrezikut në përputhje me objektivat e kompanisë.
- Kontribuon në zhvillimin strategjik dhe jep rekomandime për rritjen e performancës dhe të profitabilitetit.
- Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së menaxhmentit të lartë.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në Menaxhment, Teknologji Informative, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Së paku 3 vite përvojë menaxheriale në fusha relevante.
- Aftësi të mira analitike dhe përvojë në përgatitjen dhe interpretimin e raporteve.
- Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe vendimmarrëse.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
Çfarë ofrojmë:
- Pagë mujore bruto 2.000 EUR e lart, varësisht nga përvoja, aftësitë dhe kualifikimet e kandidatit/es.
- Sigurim shëndetësor.
- Shujtë ditore.
- Ambient profesional dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm profesional.
- Mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe transformimin e proceseve të kompanisë.
Vendi i punës: Prishtinë
Si të aplikoni:
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në hr@monetaks.com ose permes butonit te meposhtem.
Në subjektin e emailit duhet të shkruhet titulli i pozitës: “Drejtor/e i/e Operacioneve dhe TI-së”.
Afati i fundit për aplikim: 27.11.2026
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë. Moneta ofron mundësi të barabarta punësimi dhe inkurajon aplikimin e të gjithë kandidatëve të kualifikuar, pa dallim gjinie, etnie, moshe apo aftësie të kufizuar.