Punëtor në Depo, Punëtor për Vendosjen e Tiketave
KONKURS PUNE
Migros Group SH.P.K. është kompani lidere në distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë t’i bashkohen rrugëtimit tonë persona dinamikë, ambiciozë dhe inovatorë.
Migros Group,shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në pozitat:
PUNËTOR NË DEPO
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
-
Organizimi, sistemimi dhe vendosja e mallrave në hapësirën e depos.
-
Përgatitja dhe kompletimi i porosive me shpejtësi dhe saktësi.
-
Kontrollimi i mallrave dhe kujdesi për ruajtjen e tyre.
-
Mirëmbajtja e rendit dhe pastërtisë në hapësirën e depos.
-
Respektimi i procedurave dhe rregullave të sigurisë në punë.
PUNËTOR/E PËR VENDOSJEN E TIKETAVE
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
-
Vendosja e tiketave përkatëse të përkthyera në produktet e dedikuara për shitje në tregun vendor, duke siguruar përputhshmëri me kërkesat dhe standardet e kompanisë.
-
Zbatimi i standardeve dhe procedurave të përcaktuara për vendosjen e tiketave, në varësi të llojit dhe kategorisë së produkteve.
-
Kujdesi për vendosjen e saktë dhe të rregullt të tiketave, me qëllim prezantimin e qartë dhe profesional të produkteve.
-
Kontrollimi i saktësisë së informatave të vendosura në etiketa.
Kualifikimet dhe kushtet e kërkuara:
-
Të kenë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm.
-
Përvoja paraprake në depo,sistemim të mallrave ose vendosje të tiketave konsiderohet përparësi.
-
Përqendrim, saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve gjatë kryerjes së detyrave.
-
Aftësi për organizimin, sistemimin dhe trajtimin e mallrave.
-
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
-
Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë.
Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në përmes e emailit: hr@migros-group.com
Ju lutemi që në subjektin e emailit të specifikoni qartë pozitën për të cilën aplikoni: PUNËTOR NË DEPO ose PUNËTOR/E PER VENDOSJEN E TIKETAVE.
Aplikacionet në të cilat nuk specifikohet pozita për të cilën aplikohet do të konsiderohen të pavlefshme.
