KosovaJob
Migros Group PREMIUM+E re

Vozitës (Kategoria C)

Lokacioni Fushë Kosovë Orari Full Time Kategoria Transport, Logjistikë Skadon më 27 dhjetor 2026
Apliko tani
	 	 

KONKURS PUNE

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere në distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë t’i bashkohen rrugëtimit tonë persona dinamikë, ambiciozë dhe inovatorë.

Me zgjerimin e vazhdueshëm të kompanisë, Migros Group SH.P.K. ka hapur 5 (pesë) vende të lira pune për pozitën VOZITËS - Kategoria C, në lokacionin Fushë Kosovë.

Pozita: VOZITËS - Kategoria C

Përgjegjësitë kryesore:

  • Transportimi dhe shpërndarja e mallrave sipas destinacioneve dhe planit të përcaktuar nga kompania.
  • Menaxhimi, pranimi dhe dorëzimi i faturave dhe dokumentacionit përcjellës të dërgesave.
  • Verifikimi dhe kontrollimi i sasisë dhe gjendjes së mallrave gjatë pranimit dhe dorëzimit.
  • Trajtimi profesional i kërkesave dhe ankesave të klientëve, duke synuar ofrimin e shërbimit cilësor.
  • Bashkëpunimi i vazhdueshëm me ekipin e mirëmbajtjes së automjeteve dhe kolegët e tjerë të kompanisë.
  • Kujdesi për automjetin, respektimi i rregullave të komunikacionit dhe zbatimi i procedurave të brendshme të kompanisë.

Kualifikimet dhe kushtet:

  • Preferohet përfundimi i shkollimit të mesëm.
  • Së paku një (1) vit përvojë pune në pozita të ngjashme.
  • Patentë shoferi e vlefshme e kategorive C dhe C1.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim në punë.
  • Aftësi për organizimin dhe menaxhimin e detyrave të përditshme.

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose e emailit: hr@migros-group.com

Ju lutemi që në subjektin e emailit të specifikoni qartë pozitën për të cilën aplikoni:Vozitës.

Aplikacionet në të cilat nuk specifikohet pozita për të cilën aplikohet do të konsiderohen të pavlefshme.

Afati: 27 dhjetor 2026 · edhe 30 ditë
Apliko tani
Migros Group
Retail dhe Distribuim
57Ndjekës
4Shpallje aktive
Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 27/12/26 (30 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë