1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.

Shpallim konkurs për:

  • AGJENT I SHITJES – Nestle (Rrafshi I Dukagjinit)

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Komunikimi profesional me klientët.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
  • Arritja dhe tejkalimi i objektivave të përcaktuara mujore.
  • Puna në ekip për të përmirësuar performancën dhe për të ndarë praktikat më të mira.
  • Vendosja e mjeteve të marketingut brenda njësisë së shitjes, në përputhje me politikat dhe udhëzimet e kompanisë.
  • Raportimi i përditshëm tek përgjegjësi përkatës lidhur me objektivat e përcaktuara dhe ecurinë në realizimin e tyre etj.

Kushtet e përgjithshme: 

  • Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup;
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil;
  • Preferohet të ketë përvojë pune në pozitën përkatëse;
  • Të posedojë patentë shofer kategoria B.

 Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: hr@migros-group.com ose permes butonit "Apliko këtu"

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

Migros Group

Zona industriale 4, 12000 

Prishtinë, Kosovë

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet