1
PREMIUM PLUS

Shitës/e

Ruaj
Mercurius Consulting
Follow
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZITA:                            Shitës

REFERENCA:                     MC-020/4-22

QYTETI:                            Çagllavicë/Fushë Kosovë

Mercurius Consulting është kompani e është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shitës/e, e cila do të përkujdeset për shërbimin e klientëve në dyqan.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të ndihmojë klientët në lidhje me produktet që ata dëshirojnë t’i porosisin apo të marrin informacione shtesë mbi ato produkte.
  • Të këshillojë klientët me trendin e produkteve të reja, të kuptojë nevojat e tyre dhe të ju rekomandojë produktet alternative.
  • Të përpilojë ofertat dhe të realizojë shitjen e produkteve.
  • T’u ofrojë kujdes të shkëlqyer konsumatorëve ekzistues dhe t’i trajtojë ankesat e tyre.
  • Të ketë vetë iniciativë për të mësuar punën nga bashkëpunëtorët, mbikëqyrësit dhe pronarët e tij.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet Bachelor.
  • Të ketë përvojë pune në industrinë e shitjes apo relevante.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi të mira bindëse dhe negociuese.
  • Njohuri për përdorimin e paketës Microsoft Office.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar e pavarur dhe në grup.

OFERTA:

  • Paga 400 Euro Neto.
  • Orari i punës prej 08:00 deri 17:00, nga e Hëna – E Premte (Të Shtunën punohet 09:00-16:00).
  • Sigurim shëndetësor.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Transport i organizuar deri në vendin e punës dhe anasjelltas.
  • Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal.

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 19.02.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

BUTONI: APLIKO KETU – Link - http://bit.ly/3XeMrNK

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet