Konsulent i Pas Shitjes – Limari
1 pozitë e hapur
Jemi në kërkim të një kandidati për pozitën Konsulent i Pas Shitjes – Limari, i cili do të jetë përgjegjës për komunikimin me klientët pas procesit të shitjes, menaxhimin e rasteve të riparimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve në pjesën e limarisë, si dhe koordinimin e procesit deri në përfundimin me sukses të shërbimit.
Kjo pozitë ka rol të rëndësishëm në sigurimin e një përvoje profesionale, efikase dhe të besueshme për çdo klient.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Pranimi, informimi dhe këshillimi i klientëve që kërkojnë shërbime në limari;
- Vlerësimi fillestar i dëmeve dhe përgatitja e ofertave për riparim;
- Koordinimi me departamentin teknik për realizimin e punimeve sipas standardeve të prodhuesit;
- Menaxhimi i komunikimit me kompanitë e sigurimeve dhe ndjekja e procedurave përkatëse;
- Informimi i klientëve për ecurinë e punimeve, afatet e realizimit dhe dorëzimin e automjetit;
- Mbajtja dhe përditësimi i të dhënave për çdo rast në sistemin e punës;
- Sigurimi i një komunikimi korrekt, profesional dhe pozitiv me klientët gjatë gjithë procesit.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë e shkollës së mesme; diploma universitare konsiderohet përparësi;
- Njohuri të përgjithshme për industrinë automobilistike, veçanërisht në fushën e limarisë dhe riparimeve;
- Aftësi të mira komunikuese dhe orientim ndaj shërbimit cilësor për klientin;
- Aftësi organizative, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Njohuri të mire kompjuterike, si MS Office, email dhe programe të ngjashme;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe; njohja e gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër përbën përparësi;
- Përvoja paraprake në shërbime pas shitjes, limari, servis ose pozitë të ngjashme konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrojmë
- Ambient pune profesional, bashkëpunues dhe mikpritës;
- Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi për zhvillim personal e profesional;
- Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe aftësitë e kandidatit;
- Mundësi për të qenë pjesë e një ekipi dinamik në industrinë automobilistike.
Aplikimi bëhet duke dërguar CV-në tuaj dhe dokumentacionin tjetër në lidhje me kualifikimin dhe përvojën e punës, përmes butonit të mëposhtëm ose në e-mail adresën: puno@mercomcompany.com
