1
PREMIUM PLUS

Frizer/e / Stilist/e, Nxënës/e për Frizeri

Ruaj
Menda Advanced Hairdressing
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Frizer/e – Stilist/e dhe Nxënës/e për Frizeri 

Bëhu pjesë e ekipit Menda Hair! 

Menda Hair është në kërkim të 2 Frizerëve/Stilistëve dhe 2 Nxënësve/eve të motivuar, me pasion për bukurinë dhe stilin, të gatshëm të zhvillojnë aftësitë e tyre në një ambient profesional dhe kreativ. 

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Realizimi i prerjeve profesionale të flokëve për femra dhe meshkuj. 
  • Tharja, stilimi dhe modelimi i flokëve sipas kërkesave të klientëve. 
  • Ngjyrosja e flokëve duke përdorur teknika të ndryshme profesionale.
  • Krijimi dhe realizimi i stileve moderne dhe trendëve më të fundit. 
  • Ofrimi i një shërbimi cilësor dhe profesional ndaj klientëve. 
  • Ruajtja e higjienës dhe standardeve profesionale në vendin e punës.

Kualifikimet për Frizerët/Stilistët: 

  • Përvojë pune në fushën e frizerisë. 
  • Njohuri në prerje, stilim dhe ngjyrosje të flokëve. 
  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip. 

Për Nxënësit/et: 

  • Interes dhe pasion për profesionin e frizerisë. 
  • Gatishmëri për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja. 
  • Përkushtim dhe përgjegjësi në punë. 

Çfarë ofrojmë: 

  • Ambient profesional dhe miqësor pune. 
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi profesional. 
  • Punë me ekip të përkushtuar dhe klientelë të konsoliduar.

Orari i punës: 8:00 - 17:00
Të interesuarit/at mund të aplikojne përmes butonit "Apliko këtu"

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet