1
Me 18 Janar, mundësi pune në Gjilan me pagë 4 shifrore!

Me 18 Janar, mundësi pune në Gjilan me pagë 4 shifrore!

	 	 

18 janar – dita për t’iu bashkuar projektit më stabil me pagë 4-shifrore në Teleperformancë në Gjilan

 “O2 Telefonica Deutschland” që njihet si një prej projekteve më stabile në Teleperformance në Kosovë dhe që ofron pagë 4-shifrore për të punësuarit është zgjeruar edhe në degën e Teleperformancës Gjilan.

Të gjithë ata që duan flasin Gjuhen Gjermane dhe kërkojnë një punë stabile dhe atraktive në të njëjtën kohë, mund të bëhen pjesë e aplikimit nga qyteti i Gjilanit. Kjo vjen në kuadër të Ditëve të Dyerve të Hapura – një prej mundësive më efektive në punësim. Në Gjilan Ditët e Dyerve të Hapura vijnë më 18 janar nga ora 09:00 deri në 18:00 në objektin e Teleperformancës.

Ky projekt është në kuadër të liderit global – Teleperformanca që është e shtrirë në 86 vende të botës ku janë të punësuar mbi 480 mijë punëtorë.

ÇFARË ËSHTË PROJEKTI “O2 TELEFONICA”?

Ky është një ndër projektet që e synojnë më së shumti ata që i bashkohen Teleperformancës. Aktualisht ka të punësuar mbi 300 punëtorë në kuadër të Teleperformancës në Prishtinë.

“O2 Telefónica” ofron shërbime të telekomunikimit për konsumatorë dhe klientët e biznesit, si dhe produkte dhe shërbime inovative dixhitale në fushën e Internetit. Kjo kompani është një nga ofruesit kryesorë të integruar të telekomunikacionit në Gjermani. Punësimi në Teleperformancë për këtë projekt ka të bëjë me inbound shërbim të klientëve!

DITËT E DYERVE TË HAPURA PO JU PRESIN

18 janar (e Mërkure) nga ora 09:00 deri në 18:00 ju mund të bëheni pjesë e Ditëve të Dyerve Hapura që janë mundësia më efektive për të fituar menjëherë vendin e punës. Dita e Dyerve të Hapura është një ngjarje e cila mbledh të gjithë punë-kërkuesit gjermano-folës. Të gjithë ata persona të cilët njohin gjuhën gjermane (nivel B2 dhe më lartë), në këto ditë mund të paraqitën vetë tek objekti i Teleperformancës në Gjilan, pa pasur nevojë të aplikojnë paraprakisht për pozitat e punës.

Adresa: Adresa e Teleperformancës Gjilan është në rrugën “Idriz Seferi“ te objekti në mes të komunës dhe teatrit. Linku:  https://goo.gl/maps/P4ftSBM51C9J7KQRA

Çfarë përfitoni nga punësimi në këtë projekt?

✔️ Pagë fikse – 4 shifrore, si dhe bonuese te produktivitetit
✔️ Orari i punës i rregullt apo edhe punë me gjysmë orari
✔️ Kontratë të rregullt dhe pagesë të kontributeve dhe pensioneve
✔️ Mundësi të avancimit në karrierë
✔️Sigurim shëndetësor komplet të mbuluar nga Teleperformanca
✔️ Atmosferë ideale të punës në qendër të Gjilanit

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet